Mos u mbush plot hidhërim, se pas kësaj jete ka një tjetër, e pas kësaj dite vjen një tjetër

Qetësohu se ekziston dita kur do të kënaqesh me drejtësinë që të jepet, nëse ta grabitën pasurinë këtu, do ta gjesh atje, nëse të shtypin dhe shkelin këtu, do të të kthehet haku atje, e kush u bë mizor këtu e pret dënimi i rreptë atje!

Shih ç’thotë filozofi gjerman Immanuel Kant: “Loja në këtë jetë akoma nuk është kompletuar, patjetër duhet të ketë skenë tjetër dhe shfaqje tjetër, sepse në këtë botë shohim zullumqarë e të shtypur, e nuk gjejmë dot drejtësi; këtu hasim në pushtues dhe të nënshtruar, e nuk gjejmë dot drejtësi.

Atëherë, patjetër duhet të ekzistojë një botë tjetër ku do të mbizotërojë drejtësia për të gjithë.” Shejh Ali et-Tantaui duke komentuar këtë tha: “Kjo është thënie bindëse e një të huaji që pranon se ekziston bota tjetër dhe Kijameti.”

Një poet arab thotë: “Nëse ministri dhe delegatët e tij bëhen mizorë dhe gjykatësit e tokës bëhen të padrejtë në gjykim, mjer dhe keq, pastaj përsëri mjer dhe keq Për gjykatësit e tokës nga Gjykatësi i qiellit’’. Për ditën e llogarisë Allahu thotë në Kur’an: “Sot s’ka padrejtësi, Allahu llogarit shpejt” (Kur’an 40:17).