Mos t’ju thyejnë kotësirat

Ah, sa të brengosur u bënë njerëzit, për çështje të pavlera, të kota që as përmenden, as shënohen. Derdhen lotët për të pamerituarit, humbën kohën së kujtuari të humburit. Zhdukën buzëqeshjen nga fytyrat për ata që i përbuzën. Shikoji hipokritët, këto janë fjalët e tyre: “Mos dilni në vapë!”(Kur’an 9:81); “Më lejo (të mos shkoj në luftë) e mos më vër në sprovë!” (Kur’an 9:49);

“Shtëpitë tona janë të pambrojtura” (Kur’an 33:14);  “…po frikësohemi se mos na sillet ndonjë e keqe” (Kur’an 5:52); “Allahu dhe i Dërguari i Tij s’na premtuan tjetër veçse mashtrim” (Kur’an 33:12)

Mendja e tyre është e angazhuar rreth ushqimeve për të mbushur barqet rreth enëve, shtëpive, e pallateve. Ata kurrë s’i çuan  kokat përpjetë të shikojnë qiellin e pashembullt dhe qëndrimin e tij pa shtylla, zbukurimin e tij me yje flakëruese. Rëndësi i jepnin kafshës me të cilën udhëtonin, veshjes me të cilën zbukuroheshin, mbathjes me të cilën krenoheshin dhe krekosnin qafat.

Ndaj të mos bëhemi si dyftyrësit e të vlerësojmë gjërat e kota, të humbim botën e amshuar për këtë jetë që fundin e ka të shkatërruar. Pjesën dërrmuese të njerëzve gati çdo ditë i sheh të vrazhdë dhe me fytyrë të mërzitur, për shkaqe shumë të vogla të mosmarrëveshjes dhe moskuptimit që ndodh në mes burrit e gruas, apo prindit e birit, apo fjalëve që nuk pajtuhen me qejfin apo mendjen e tyre.

Ata të rëndësishmet, lëshuan anash, e të lehtat i morën para dhe i radhitën në ditët e tyre. Një fjalë të bukur shqiptuan të parët tanë: ‘Kur uji del nga gota, ajo mbushet me ajër/ Pra, ti mendohu mirë rreth asaj, që do t’i kushtosh kohën e të angazhohesh me të, a është ajo që më zuri diçka që meriton shkrirjen time flzike dhe psikike.

Vallë a e meriton ajo fatkeqësi, t’ia dhuroj të menduarit, mishin, gjakun, shqetësimin, kohën që e kam të çmuar, me kaq lehtësi.. Nëse sje i aftë të dallosh se kujt i dhurohen këto te shtrenjta, kjo ëshë humbje e madhe dhe e qartë për ty. Psikologët thonë një fjalë shumë me vend: çdo gjëje vendosi një masë dhe kufi logjik, e vërtetë se kjo është fjala e të Lartësuarit.

“Dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin) (Kur’an 65:3). Jepja çështjes formën, peshën dhe vlerën e saj e mjer për ty nëse bën padrejtësi dhe shpenzon
më tepër se duhet. Problem, dhe preokupimi i sahabëve të devotshëm ishte nën pemën e dhënies së besës, e kështu e arritën kënaqësinë e Allahut, ndërsa me ta ishte edhe një njeri që u preukupua me devenë e tij, kështu që i iku besëlidhja e u shpërblye me urrejtje e hidhërim.

Flaki të pavlerat dhe mos u angazho me to, do të vëresh se si tatkeqësitë do të të shndërrohen në lumturi e gëzim.