Mos e harro kurrë këte ajet Kur’anor

{Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt} (kehf:49) Mos e harro kurrë këte ajet kur’anor. E nëse je i zhytur në mëkate, mos u pezmato. Padyshim se nuk shpëton kush prej mëkateve, atëherë bëj shumë istigfar (pendohu) sepse pendimi i sinqertë i shlyen mëkatet sa do të mëdha të jenë. Dhe për këtë ke garanci fjalët e Allahut në kur’an. Dhe bëj punë (vepra) të mira sepse punët e mira i fshijnë mëkatet. Allahu në kur’an thotë: “S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqiat.” (Hud:114)