Modestia e sahabëve shokëve të Profetit (paqja Zotit qoftë mbi ta)

Tregon Omeri r.a se Ebu Bekri r.a gjatë kohës që ishte udhëheqës i muslimanëve, çdo ditë pas faljes së sabahut shkonte në një drejtim të kundërt me atë të shtëpisë së tij. Një ditë i shkova pas tij dhe e pashë që hyri në një shtëpi përdhese dhe më pas doli. Hyra Brenda në shtëpi dhe gjeta një plakë, të cilën e pyeta se cili ishte ai që doli pak më pare. Ajo më tha se nuk e njihte, por që vinte çdo ditë dhe pastronte shtëpinë e saj në atë orar.

Ebu Bekri i dha dikujt një ditë një letër që të shkonte tek Omeri dhe t’i jepte atë që kërkonte. Por kur shkoi tek Omeri, ai refuzoi t’ia japë. Personi u kthye përsëri tek Ebu Bekri, duke i thënë: “Nuk e di se cili është Halifi (udhëheqësi), ti apo Omeri” Ebu Bekri ia kthehu: “Ai, nëse ka qejf”.