Merre mjaltin po mos e thyej kosheren

Kush posedon butësinë dhe urtësinë, ngado që të shkelë lëshon bukuri, e kujt i janë hequr këto dy veti kudo që të gjendet rri i vetmuar, nga kryelartësia dhe zemërimi s’i afrohet asnjëri.

Butësia në fjalë e dialog, buzëqeshja e dlirë mbi fytyra, përdorimi i fjalëve të ëmbla e të mira janë si rrobat e bukura me çmime të shtrenjta me të cilat stolisen fatlumët. Kjo, gjithashtu, është një ndër cilësitë e besimtarit, si bleta e cila ushqehet me ushqim të mirë dhe prodhon të mirë, e kur ulet mbi lule nuk e dëmton atë sepse Allahu ia jep butësisë atë që s’ia jep dhunës.

Për shumë njerëz të kaplon malli, e kur ndodh që të presësh njeriun për të cilin të ka djegur malli, nëse ndodhesh në fund të turmës apo grupit dhe të vështirësohet pamja e tij nga numri i madh që presin, ti dhe të tjerët që janë në pozitën tënde duhet të zgjatni qafat e të hapni sytë që të shihni më mirë.

Kështu ngjallen zemrat dhe flakërojnë fytyrat në takime. Për ç’arsye bëtë këtë?! Ngase njerëz të tillë janë të dashur pothuajse për të gjithë, dashurinë e tyre tek të tjerët e mbjell fjala e tyre e ëmbël ndaj çdokujt, marrëdhëniet dhe lidhjet e tyre ndërmjet njerëzve me drejtësi, në takimet dhe largimet e tyre sytë u mbesin me nostalgji.

Pastërtia jote shpirtërore i tërheq njerëzit dhe shokët rreth teje si magneti, gjithmonë je i rrethuar me shokë, që mezi presin të jesh në mesin e tyre. Nëse vjen nga larg, lajmërojnë dhe përgëzojnë për ty, e nëse shkon larg tyre gjithmonë pyesin e bëjnë lutje për ty. Me të vërtetë këta fatlumë kanë moralin kushtetutë që titullohet:

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.“( Fusilet,34)

Të lartëpërmendurit e shuajnë zemërimin ndaj të tjerëve përmes emocioneve të tyre të pastra ku me plot ngrohtësi depërton butësia, dhe bëhen falës të sinqetë ndaj atyre qu u bëjnë padrejtësi, shumë shpejt i harrojnë të këqijat dhe mbajnë mend të mirat.

Nëse mbi ta hidhen fjalë fyese e sharje, apo tallje me personalitetet e tyre, mbyllin veshët e nuk dëgjojnë, e këto thënie humbasin sikur të mos kishin ekzistuar. Të tillët janë në rehati të vërtetë, por edhe njerëzit rreth tyre janë të rehatshëm. Besimtarët gjejnë paqe e siguri te këta.

“Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë, dhe besimtar është ai prej të cilit njerëzit janë të sigurtë në gjaqet dhe pasuritë e tyre“ (hadith).

“Vërtet,Allahu më ka urdhëruar që të mos i shkëpus lidhjet me ata që më bojkotojnë dhe t’ia fali atij që më ka bërë padrejtësi e t’i jap atij që nuk më jep“(hadith).

Psikologji Islame – Aid el Karni.