Macron: ja pse më pengon shamia e grave në Francë

Presidenti francez Emanuel Macron ka treguar arsyet pse qëndron kategorikisht kundër mbajtjes së shamisë së grave myslimane në Francë.

Në një vizitë që bëri në ishujt ekstra-territorial, ai tha se mbajtja e shamive te shërbyesit publik dhe në shkolla është çështje e tij pasi lodhet me laicizmin.

“Shamia në rrugë nuk është punë për mua, por në shërbime publike, në shkolla dhe në edukimin e fëmijëve, shamia është punë e imja,” tha Macron.

“Në disa rrethe, dikush e përdor shaminë si simbol i shkëputjes së tyre me republikën,” tha ai.

Dy javë më parë, ligjvënësi francez i djathtë ekstrem Julien Odoul kishte kërkuar nga një grua muslimane që të hiqte shaminë gjatë një takimi shkollor, dhe e sulmoi verbalisht.

Në një letër të hapur për Macron të botuar në të përditshmen Le Monde javën e kaluar 90 akademikë, regjisorë, aktorë dhe gazetarë i kanë kërkuar presidentit që të dënoj sulmin e Odoul kundër gruas muslimane. Deri tani asnjë fjalë për këtë punë.

Pas incidentit, çështja ndezi diskutime dhe deklaratat në shënjestër të muslimanëve që janë duke marrë flakë.