LIDHSHMIËRIA E ALLAHUT ME GJITHËSINË

Krijuesi është All-llahu, Zoti i qiejve e i tokës,
i Cili vazhdimisht i përcjell çështjet e krijesave
të Tij. Ai është Furnizuesi, i Forti, i Pathyeshmi
i Cili i furnizon të gjitha krijesat e Gjithësisë.
Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshiruesi, i Dhembshuri,
i Dashuri, i Urti e i Dijshmi për atë se ç’ka në gjoks.
Ai është Falësi, i Mëshirshmi, Gjithëfalësi për atë që
pendohet e kërkon falje. Ai është Ndëshkuesi, i
Gjithëfuqishmi, Ai është i Cili ia merr hakun të
dëmtuarit nga dëmtuesi. Ai është Dorëshliri, Bujari,
që për çdo vepër të ligjshme (në aspektin islam) të
cilën njeriu e bën me sinqeritet, shpërblehet me
dhjetë sa ato e deri në shtatëqindfish e më tepër.