Letra e Dajanës drejtuar Elvis Naçit!

“Përshëndetje xhaxhi Elvis!
Unë që po ju shkruaj jam vajza juaj, vajza e Sidritit, vajza e Ilirit, vajza e të gjithë shqiptarëve! Më falni që nuk kam mundur t’ju shkruaj më përpara.
Unë jam shumë mirë tani, kam shkuar për vizitë në Tiranë, me doli shumë mirë! Do shkoj edhe njëherë tjetër për kontroll dhe shpresoj të më dalë mirë.
Tani unë shkoj vetë në shkollë, pa ndihmën e nënës dhe cantën e ngre vetë.

Tani i bëj vetë të gjitha gjërat. Jam shumë e lumtur dhe bëj një jetë si të gjithë shoqet dhe shokët e mi. Kam parë në emision Joridën, vajzën nga Ballshi e cila vuante nga i njejti problem si i imi. Ajo kërkonte ndihmë dhe shprehej se ndihej e friksuar, i them që të mos ketë firkë, por të bëhet e fortë dhe t’ia dalë, për vete dhe për prindërit e saj.

Uroj që shqiptarët ashtu si mua, ta shohin Joridën si vajzën e tyre dhe ti vijnë në ndihmë. Edhe pse jam rritur pa prindërit e mi, unë nuk jam e mërzitur, ju kam ju, shokët dhe shoqet, mësuesit, gjyshen dhe gjyshin, vecanërisht profesoreshë Verën. Një ditë do t’ua shpërblej edhe unë. Ndoshta në një ditë jo shumë të largët, do bëhem edhe unë si ju, që të ndihmoj njerëzit në nevojë, vecanërisht fëmijët e sëmurë sic isha unë.

Ju premtoj se një ditë do tua shpërblej. Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve.
Me respekt të madh, vajza juaj, Dajana.”