Kur’ani dhe malet

Libri me titull “Toka” është një referencë bazë në shumë universitete të botës.Njëri prej dy bashkautorëve të tij është prof. Frank Press. Ai ka qenë këshilltar shkencor i presidentit amerikan Xhimi Karter dhe për 12 vjet ka mbajtur postin e presidentit të Akademisë Kombëtare të Shkencës, Washington D.C.

Libri i tij thotë se malet kanë rrënjë nëntokësore10, të cilat janë të ngulura thellë në tokë. Për këtë arsye malet kanë formën e një kunji të ngulur në tokë (fig. 7, 8, 9). Ja sesi i përshkruan Kurani malet. Zoti thotë: “A nuk e bëmë Ne tokën si shtrat dhe malet si kunja (të ngulura).” {Kuran, 78: 6-7} Shkenca moderne ka vërtetuar se malet kanë rrënjë të thella që mund të arrijnë nën sipërfaqen e tokës në thellësi disa herë më të madhe se sa pjesa e ngritur mbi sipërfaqe11 (fig. 9).

Kështu fjala më e përshtatshme për të përshkruar malet, duke u bazuar në këtë informacion është fjala kunj, meqenëse pjesa më e madhe e kunjit është e ngulur në tokë. Teoria e maleve me rrënjë të thella nën tokë, është prezantuar vetëm në gjysmën e dytë të shekullit 19-të.12 Nga ana tjetër, malet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kores së tokës,13 duke penguar lëkundjet e mundshme të saj.

Zoti thotë në Kuran: “Dhe Ai vuri male të patundura në tokë, në mënyrë që ajo të mos lëkundet me ju …” (Kuran, 16:15) Në të njëjtën mënyrë, teoria moderne e rrafshit tektonik mban të njëjtin qëndrim përsa i përket rolit të maleve. Ajo pohon faktin se malet shërbejnë si stabilizues për tokën. Kjo gjë filloi të kuptohej
diku nga fundi i viteve gjashtëdhjetë. A është e mundur që një njeri në kohën e Muhamedit (paqja qoftë mbi të) të ishte në gjendje të dinte formën e vërtetë të maleve?

A mund të imagjinojë ndonjë person se një mal masiv e solid shtrihet thellë në tokë dhe ka rrënjë, ashtu siç pohojnë shkencëtarët sot? Një numër i madh librash gjeologjikë, kur flasin për malet, përshkruajnë vetëm pjesën e dukshme të tyre. Kjo sepse këto libra nuk janë shkruar nga ekspertë të gjeologjisë. Sidoqoftë gjeologjia moderne ka konfirmuar vërtetësinë e ajeteve kuranore.