Khabib Nurmagomedov: E di që Zoti nuk e do punën që bëj!

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov është treguar i sinqertë
dhe ka thënë se është i vetëdijshëm se Zoti nuk e aprovon aktivitetin
që ai e praktikon në ring. Luftëtari nga Dagestani shkroi në mediat sociale
se e vetmja gjë që nuk do të arrish kurrë është kënaqësia e njerëzve dhe
se prioriteti për të gjitha çështjet duhet të jetë kënaqësia e të Plotfuqishmit (Zotit).

Kur një person e pyeti: A mendon se i Plotfuqishmi (Zoti) është i kënaqur
me veprimtarinë tuaj pasi pjesëmarrja në ndeshje të tilla për të fituar para
është haram (e ndaluar)”, Nurmagomedov iu përgjigj se nuk mendon se Zoti
e aprovon punën e tij. Khabib është praktikues i islamit dhe vazhdimisht e
përmend besimin e tij gjatë paraqitjeve të shumta publike. Ai shpjegoi se
nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme sesa të jetë i qartë me Zotin.

Nëse luftoj dhe bëhem i famshëm, mund të flas më shumë me njerëzit.
Mund të them bëni këtë, këtë dhe këtë, sepse do të kem ndikim. Dua të jem
shembull i mirë, një model i mirë. Duhet të jesh kampion edhe jashtë ringu.
Ky është qëllimi.  Me gjithë popullaritetin e UFC-së dhe sporteve të tjera si boksi
në mesin e muslimanëve, mendimi kryesor islam është se luftimi i tillë në ring
është i ndaluar fetarisht, për shkak të dëmtimit të tjetrit në pjesët e trupit.

Ndërsa kërkimi i aftësive fizike përmes sporteve dhe arteve marciale është i
lavdërueshëm, ai duhet të bëhet përmes shmangies së dëmit, siç është lëndimi
i kundërshtarëve ose goditjet drejt fytyrës etj.