KEQKUPTIMET SI REZULTAT I MEDIAVE

Keqkuptimet me të shpeshta rreth Islamit shfaqën në shumicën e mendjeve të jomyslimanëve për shkak se ata vazhdimisht janë të keqinformuar dhe të bombarduar me keqkuptime të tilla rreth Islamit. Mediat Ndërkombëtare janë kryesisht të kontrolluara nga bota perëndimore, pa marrë parasysh faktin
se a janë ato programe të huaja satelitore, radio, gazeta, revista apo libra.

Kohëve të fundit Interneti është bërë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm informimi. Ndonëse ky i fundit nuk është i kontrolluar nga askush, prapë se prapë shohim se ekziston një numër i madh i informatave të rrezikshme propagandistike dhe helmuese ndaj Islamit në internet. Natyrisht se edhe muslimanët janë
duke e përdorur internetin si mjet për të paraqitur imazhin e vërtetë të Islamit dhe muslimanëve, mirëpo duke e krahasuar mundin e tyre me propagandat që jomuslimanët janë duke bërë kundër Islamit, shohim se muslimanët kanë mbetur shumë prapa. Shpresoj se përpjekjet e muslimanëve do rriten dhe do të vazhdojnë të përparojnë edhe me tutje.