Kanë thënë për hidhërimin…”

Me të vërtetë hidhërimi është një gacë në zemrën e birit te Ademit (njeriut). A nuk e shihni se si i skuqen
sytë dhe i fryhen damarët?…” (I Dërguari i Allahut alejhi selam.) “Tri gjëra janë shpëtuese dhe tri gjëra të tjera janë shkatërruese.

Shpëtueset janë: frikërespekti ndaj Allahut në vetmi dhe në publik, mesataria në varfëri dhe pasuri, dhe gjykimi i drejtë në hidhërim dhe në kënaqësi. Ndërsa shkatërrueset janë: lakmia e cila respektohet, epshi i cili pasohet dhe mahnitja me vetveten.” (Pejgamberi alejhi selam.)