Isai biri i Merjemes dhe Imam Mehdiu

Shumë muslimanë u mbështeten haditheve
lidhur me zbritjen e Isait dhe shfaqjen e Mehdiut
(alejhima-selam). Ata mendojnë se muslimanët nuk
mund të arrijnë lavdinë ose jetesën pa këtë zbritje
dhe shfaqje. As Isa (alejhis-selam) e as Mehdiu, i cili
do të qëndrojë vetëm tetë vjet në tokë, nuk munden
për një kohë kaq të shkurtër që ti nxerrin muslimanët
nga kjo dobësi në forcën intelektuale dhe materiale,
dhe rezistencën në të njëjtën kohë.

Kjo do të thotë se muslimanët duhet të fillojnë të
punojë dhe të përgatiten për ta pritur këtë udhëheqës
i cili do tu prijë atyre drejt lumturisë së tyre në të dy jetët.
Prandaj, muslimanëve nuk u lejohet që të mbështeten në
zbritjen e Isait apo në shfaqjen e Mehdiut. Ata janë të
detyruar që t’ua hapin rrugën atyre.

Ne po e shohim se ka shumë lëvizje dhe grupe islame të
cilat janë duke punuar, por ato nuk janë të udhëzuar.
Para së gjithash ata nuk ua mësojnë muslimanëve Islamin
e vërtetë. Së dyti, ata nuk i edukojnë muslimanët sipas këtij
Islami të vërtetë. Kush do ta bëjë këtë? Rruga duhet hapur
për këtë udhëheqje, do të thotë për udhëheqjen e Isait
dhe të Mehdiut.

Nga të gjitha këto mendime dhe besime që rrjedhin
nga tekstet e përgjithshme dhe specifike të Sheriatit,
ne e kuptojmë se muslimanët gjithmonë duhet të punojnë
pa u mbështetur në shfaqjen e Mehdiut apo në zbritjen e
Isaut (alejhis-selam). Kjo vlenë veçanërisht duke pasur
parasyshë se jehudët e kanë okupuar Palestinën.

Kur të vijë Dexhalli me 70.000 jehudë të veshur me kapela,
Isai vetëm se do jetë në Jeruzalem!. Si arriti Isai në Palestinë
kur jehudët e sotëm janë aty dhe me fanatizëm e mbajnë atë
vend, duke vonuar dhe shtyrë gjërat që ju i dëgjoni në të
ashtuquajturën marrëveshja e paqes? Pra, ne duhet të veprojmë.
Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë: ”Dhe thuaj: ”Veproni, Allahu
do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët.”

Zbritja e Isaitalejhi-selam është pra e vërtetë, por kur ai zbret
do ta bëjë atë në mesin e muslimanëve të cilët janë në gjendje
që ta pranojnë udhëheqjen e Isait alejhi-selam dhe Mehdiut.
Me siguri ju e dini se ata do të takohen në Damask dhe se
Isai alejhis-selamdo të falet pas Mehdiut. Mehdiu do të
dëshirojë që ta lerë atë të udhëheq namazin ndërsa Isai thotë:

”Jo. Është një nderë nga Allahu për këtë umet.”

Domethënë për umetin e Muhamedit salAllahu alejhi ue
selem. Isai do të refuzojë që të udhëheqë namazin dhe në
vend të kësaj falet pas Mehdiut. Ata pra do të udhëheqin
muslimanët. Cilët muslimanë? Muslimanët e Damaskut, që
shumica e hoxhallarëve të Damaskut sot bëjnë hipokrizi para
pushtetarit atje? A janë që do të veprojnë dhe do ta mbështesin
Isain dhe Mehdiun? Jo. Gjendja do të jetë krejtësisht ndryshe
në botën islame për këta dy liderë, Isai dhe Mehdiu do t’u
prijnë muslimanëve në luftën kundër të gjithë jobesimtarëve
dhe jo vetëm kundër jehudëve. Në kohën e Isait vetëm Islami
do të ekzistojë në tokë dhe në këtë mënyrë fjala e Allahut
do të përmbushet:

”Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me
udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të
dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën
idhujtarët.” 2

Së fundi, unë theksoj tërë këtë me fjalët e Zotit të njerëzimit:
”Dhe thuaj: ”Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj,
edhe i dërguari i Tij e besimtarët.