Imami Ahmed Kalaja: Surpriza e dytë për Gëzimin heroin që na bëri të gjithëve krenarë


Një prej episodeve të “Dua të të bëj të lumtur” në njërën nga puntatat e saj në Top Channel, ku gjithçka ishte një ankth. Një prind, edhe pse në hall, nuk ka pranuar kalimin e dy vajzave të tij të mitura, tek një “prindërim kalimtar”, kërkuar nga një çift pastorësh.

Por nuk ka qenë thjesht një refuzim dhe kaq.

Gëzimit nga Treblova i është bërë një “kurth” nga ana e çiftit pastor, e po ashtu nga realizuesit e emisionit, që në kushtet e një presioni publik, siç dhe e pati, ai të dorëzohej para humanitetit – ndonëse
nga pikëpamja etike plot dritëhije – të çftit për t’jua dorëzuar atyre fëmijët të cilët nga pamundësia ekonomike i kish çuar në Jetimoren e Sarandës.

Pas disa ditësh Imami nga Tirana Ahmed Kalaja i siguron Gëzimit surprizën e parë një kontratë
pesë vjeçare pra për 5 vite për 40 000 lekë afërsisht 300 euro kjo neto plus kësaj edhe me siguracione
të paguara 7625 leke. Më interesant është fakti se donatori nuk dëshiron të bëhet i ditur; Allahu e bekoftë. Tha Imami në faqen e tij zyrtare të facebook.