I krishteri Steven që palos këpucët e besimtarëve muslimanë në xhami

Kur diversiteti tejkalon kufijtë e lajmeve të këqija dhe xhaxhai Steven është dëshmia e kësaj. Stiven nga Singapori cdo të premte i vë vetes një detyrë të rëndësishme.

Ai qëndron jashtë Xhamisë Al-Mawaddah për të palosur mjeshtërisht këpucët e besimtarëve që po falin namazin e Xhumasë.

Vepra e tij e vogël, në media sociale u bë e dashur dhe e madhe. Ai tashmë është mik me imamin Irfan Mustafa, i cili shpjegon se si Stiven, me besim të krishterë, ka një respekt të tillë për bashkëqytetarët e tij musliman.

Kur e pyetën pse e bën këtë, ai tha, “oh, thjeshtë ngaqë jam merakli”. Komuniteti musliman në Singapor vazhdimisht shprehet mirënjohës ndaj lirisë së besimit dhe praktikimit të fesë dhe zhvillimi i hovshëm ekonomik duket se nuk po e “fëlliq” harmoninë mes njerëzve.

Marrë nga: tesheshi.com