Halloween – nga pikëpamja Islame

Falenderimet i përkasin vetëm Allahut, paqja dhe
nderimet e Tij qofshin mbi Profetin e fundit
(Muhamedin), familjen shokët dhe të gjithë ata që
ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Është
shumë e nevojshme që para se të tregojmë gjykimin
e kësaj “feste” të flasim shkurtimisht për realitetin e saj.

Së pari: Halloween njihet ndryshe si dita e rikthimit të
shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza,
errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të
ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të
shumëllojta të çuditshme.

Një tjetër emërtim: Emri i  Halloween është interpretimi
modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë
Shenjtorëve. Pra Halloween është një përzierje e çuditshme
djallëzore, festë në origjinë idhujtare dhe synohet që
përmes saj të injektohen besime të prishura.

Së dyti: Besimi në një Zot të vetëm, është baza e
shoqërisë Islame dhe si i tillë duhet ruajtur nga
çdo epidemi që çon në prishjen apo cënimin e tij.
Që të arrijmë sukesin në ruajtejn e shoqërisë tonë
nga këto idhujtari, e para gjë që duhet të bëjmë është
njohja e gjërave themelore që na kërkon ky besim
dhe largimi i plotë nga gjërat që bien ndesh me të
(në rastin tonë Halloween).

I dërguari i Allahut na e ka tërhequr vërejtjen nga
përngjasimi me idhurjtarët dhe mohuesit duke thënë:
Kush mundohet ti përgjajë një populli ai është prej tyre.
Musliamnët duhet ta praktikojnë këtë hadith dhe duhet
ti japin fund një herë e mirë përngjasimit me idhujtarët
dhe festat e tyre.

Ne kemi festat tona!
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prejt ij) thotë:
“Kur i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të) mbërriti në Medine, banorët e saj festonin
dy ditë në të cilat loznin dhe dëfreheshin. Ai u tha: Çfarë
janë këto dy ditë? – Ata thanë: Janë ditë në të cilat loznim
dhe dëfreheshin në kohën e injorancës (para Islamit).
– I Dërguari i Allahut (alejhis salatu ues selam) u tha: Vërtet
Allahu ua ka zëvendësuar ato dy ditë me dy ditë të tjera më
të mira: Ditën e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit.”
[E saktëson Albani në “Vargu i haditheve të sakta”
me nr. 2021].

Ibn Kajjim el Xheuzije ka thënë: Muslimanëve nuk u lejohet
të jenë pjesmarrës në festat e idhujtarëve dhe kjo sipas
mendimit unanim të dijetarëve. Këtë e kanë shprehur të
gjithë juritët e katër medhhebeve në librat e tyre.

Bejhakiu përcjell me zinxhir të saktë se Umer bin Hatabi
ka thënë: Mos hyni në faltoret e jobesimtarëve në ditët
e festave të tyre sepse zemërimi i Zotit zbret mbi ta.
Gjithashtu ka thënë: Largohuni nga armiqtë e Zotit në
festat e tyre. [Ahkam ehli edh Dhimeh 1/723-724].

Atëherë çfarë duhet të veprojmë në këtë ditë që ndryshe
quhet dita e Halloween? Asnjërit nga ne nuk i lejohet ta
festoj këtë ditë për arsyet që i përmendëm më lart.
Prindërit nuk duhet ti çojnë fëmijët e tyre në festa të tilla.

Duhet tu sqarojnë arsyet se pse ne Muslimanët nuk e
festojmë këtë ditë. Ata, do të arrijnë ta kuptojnë më
mirë dhe më lehtë këtë atëherë kur prindërit do të
shfaqin gëzimin e duhur në festat e Bajrameve, ti
nxisin për festimin dhe ti përgatisin për ardhjen
e tyre (Bajrameve).

Allahu i ruajtë Muslimanët nga çdo e keqe, i ndriçoftë
me dituri të dobishme dhe vepra të mira. Amin!