Fundja qëndro në shtëpinë tënde…!

Largohu nga e keqja dhe njerëzit që e ushqejnë atë, qëndro larg atyre që s’dinë ta vlerësojnë kohën. Kur të hasësh në kësilloj grupesh shpejto pak më tepër në të ecur dhe fute kokën në çerdhen tënde, në shtëpinë dhe kopshtin tënd.

Kështu do të jesh më i qetë, truri të pushon më mirë, zbukuroje mendjen dhe zhvilloje me gurët e çmuar të Kur’anit Famëlartë, që sytë të depërtojnë më mirë nepër qoshe e ta njohësh oqeanin shkencor të Islamit.

Vërtet, të izolohesh nga çdo gjë që të largon nga të mira dhe respekti është ilaç i fuqishëm dhe i sukseshëm për qetësinë e rehati shpirtërore, dhe unë po ta këshilloj fuqishëm këtë ilaç.

Të largohesh nga e shëmtuara dhe e kota do të thotë ta pushosh trurin, ta ngritësh ligjin e frikërespektit, t’ia festosh ditëlindjen pendimit dhe përkujtimit.

Takimet e lavdëruara vërtetë janë ato gjatë namazeve dhe tubimeve të diturisë dhe solidaritetit të mbarë,
ndërsa nga tubimet boshe dhe të kota të kesh kujdes! Të kesh kujdes! Ik me lëkurën tënde, qaj për mëkatin tënd, kontrollo gjuhën!

Le të të mjaftojë shtëpia jote, ngase të përzihesh me barbarët do të thotë ta luftosh me dhunë shpirtin tënd, ta kërcënosh rrezikshëm botën e sigurisë e të qetësië së shpirtit tënd. Kjo sepse ti ulesh me padronët e thashethemeve, me mjeshtrat e mashtrimeve dhe me mësuesit që të përgëzojnë me sprova, telashe e kokëçarje derisa të duket se vdes për çdo ditë nga shtatë herë para se të të arrijë vdekja e vërtetë.

Prandaj, shpresa ime e vetme është që ti t’i qahesh çështjes tënde dhe të izolohesh në dhomën tënde, veç nëse ke ndërmend të flasësh a të veprosh mirë, me ç’rast do të vëresh se si zemra jote do të kthehet te ti.

Shpëtoje kohën nga kaosi, jetën nga pakuptimësia, gjuhën nga përgojimi, zemrën nga shqetësimi, veshin nga vulgariteti, shpirtin nga mendimi i keq, e kush provon ia del, ndërsa atij që hyp në transportet e iluzioneve dhe shthuret me të tjerët, thuaji: SELAM! (Paqe)!

Psikologji Islame – Aid el Karni.