Doktorrët ia kanë hequr shpresat, 19 vjeçari: “KAM VETËM DY MUAJ JETË,” ju lutem më ndihmoni!

Doktorrët ia kanë hequr shpresat, 19 vjeçari: “KAM VETËM DY MUAJ JETË,”
ju lutem më ndihmoni!

“KAM VETËM DY MUAJ JETË,” LUTJA E 19-VJEÇARIT
NGA BERATI QË VUAN NGA SËMUNDJA E RRALLË:
OPERACIONI KUSHTON 300 MIJË EURO

Elian Qama është një 19-vjeçar nga qyteti i Beratit
që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

I riu vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur,
“chordome cervival” e cila është një formë shumë
e rrallë e kancerit, që prek një në një milionë njerëz.
Kjo sëmundje i ka bllokuar ezofagun dhe
e pengon atë të ushqehet normalisht.

Ndërhyrja kirurgjikale që do t’i shpëtonte
jetën Elianit kushton rreth 300 euro, të cilat
familja e tij nuk mund t’i sigurojë dot.

Një i afërmi i 19-vjeçarit shkruan se mjekët i kanë
dhënë jo më shumë se 2 muaj jetë të riut, pasi
çdo ditë i rritet masa tumoriale.

Edhe vetë 19-vjeçari i sëmurë ka bërë një thirrje
për ndihmë, në faqen e një fondacioni francez
“Leetchi“, ku publikohen apele për ndihmë dhe
grumbullohen fonde për njerëzit që kanë nevojë
urgjentisht për ndihmë.

Ai tregon se një ndërhyrje kirurgjikale në Belgjikë,
e shoqëruar me kimioterapi, do t’i shpëtonte jetën.
Eliani thekson se tumori rrezikon t’i marrë jetën,
duke i bllokuar frymëmarrjen.

Apeli i 19-vjeçarit: “Pershendetje, quhem Elian,
jam 19 vjeç dhe vuaj nga një sëmundje e rëndë dhe
e rallë që quhet chordome cervical (është një tumor
shume i rrallë dhe shumë agresiv që me ka bllokuar
ozofagun dhe me pengon të ushqehem normalisht.

Ky lloj tumori rrezikon të më marrë jetën duke
më bllokuar frymëmarrjen.

Jam shqiptar, por në vendin tim nuk ka asnjë zgjidhje
për mua, atje jam i dënuar të vdes nga kjo sëmundje
e rrallë. Këtu në Belgjikë, një ndërhyrje kirurgjikale e
shoqëruar me radioterapi do të më jepte mundësinë
ti mbijetoja kësaj sëmundjeje.

Por, duke mos qenë i siguruar me dokumente dhe
kartë shëndetësore, unë dhe familja ime duhet të
paguajmë gjithë faturat që janë tepër të kushtueshme.
Për këtë arsye ne kemi nevojë për solidaritetin tuaj.
Ndihma juaj më është shumë e vyer.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht
në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 19-vjeçarin:

Numri i llogarisë: BE79 1030 6386 1333

Për derdhjen e parave nga jashtë shtetit,
duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB