Deputeti: Europa nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleancës ruso-serbe! (Video)

Deputeti: Europa nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleancës ruso-serbe!

Nëse Europa nuk më pranon më vëllanë tim mysliman nuk dua të futem në Europë. BE nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleancës ruso-serbe
që kërkon një Shqipëri të trazuar dhe një rajon të trazuar.

Shqiptarët kanë treguar se kanë shkëlqyer, nuk duan një vend të stabilizuar. Këto janë të hershme. Kemi derdhur gjak për Europën dhe sot duhet të na kthejë borxhin. Na kanë borxh integrimin pa kushte. Franca dhe Macron gabuan. Kur terrorizmi goditi Francën ne i mbështetëm. Bashkëjetesën tonë fetare na e ka zili gjithë bota”, u shpreh Zef Shtjefni.