Darvinizmi dhe eugjenika

Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë
nga shkencëtarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk
e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë
paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologji.
Evolucion i themi zhvillimit nga e thjeshta, te e përbëra,
nga një cilësi më e ulët në një cilësi të re më të lartë.

Në fillim, teoria mbi prejardhjen dhe zhvillimin e
qenieve të gjalla u quajt darvinizëm, pastaj për
ta emërtuar atë, nisi të përdorej fjala e ardhur nga
latinishtja evolucion.

Në ditët tona, fjala evolucion përdoret në kuptimin
zhvillim dhe përkryerje duke kaluar nga një etapë në
tjetrën si dhe, në kuptimin e ngushtë dhe teknik, jo
për të emërtuar darvinizmin, por mutacionet dhe
transformimet në botën e gjallë si pasojë e ndikimeve
të brendshme e të jashtme.

Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar për shumë kohë
në histori. Në Kuran ajo përshkruhet kështu: “Edhe sikur
Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin
vazhdimisht lart në të (e t’i shihnin engjëjt e fshehtësitë.
Ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalë sytë
(të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur”.
(El Hixhr, 14-15)

Siç vërehet në versetin e cituar më lartë një prej arsyeve
pse njerëzit nuk mund të shohin realitetin e ekzistencës
së tyre është një lloj “magjie”, që i pengon ata të arsyetojnë.
Është e njëjta “magji” që përhap në të gjithë botën pranimin
e teorisë së evolucionit. Kjo “magji”, ndodh për shkak
të indoktrinimit.

Njerëzit janë të ekspozuar ndaj një indoktrinimi mu kaq
intensiv për saktësinë e teorisë së evolucionit sa që ata
shpesh nuk arrijnë të kuptojnë deformimet që ekzistojnë.
Ky indoktrinim krijon efekte negative në tru dhe e bën të
paaftë aftësinë e gjykimit. Kështu, truri si organ më subtil
duke qenë nën një indoktrinim konstant fillon ta perceptojë
realitetin, jo siç është, por ashtu siç indoktrinohet.

Ky fenomen mund të vërehet me shembuj të tjerë. P.sh.,
nëse dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku
ai është shtrirë është një makinë, ai fillon ta perceptojë
krevatin si makinë. Ai mendon se kjo gjë është shumë
logjike dhe racionale sepse ai me të vërtetë e percepton
në atë mënyrë dhe nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e saj.

Shembuj si ky që përmendëm, që tregojnë efikasitetin
dhe fuqinë e mekanizmit të indoktrinimit, janë realitete
shkencore, të cilat janë vërtetuar nga eksperienca të
shumta në literaturën shkencore dhe janë pikë referimi
të teksteve të psikologjisë e psikiatrisë. Teoria e evolucionit
dhe pikëpamja materialiste që bazohet mbi të i janë
imponuar masës, me anë të këtyre metodave të indoktrinimit.
Njerëzit që vazhdimisht përballen me indoktrinimin
e evolucionit në media, burime akademike dhe platforma
“shkencore”, nuk arrijnë të kuptojnë se pranimi i kësaj
teorie është në fakt në kundërshtim me principet
bazë të arsyes.

Emra të rinj, duke u ngjitur në karrierën e tyre,
adoptojnë pikëpamje materialiste, gjithnjë e më
shumë me kalimin e kohës. Të magjepsur nga kjo
“magji”, shumë shkencëtar evolucionistë vazhdojnë
të kërkojnë prova për konfirmimin e thënieve iracionale
dhe të pabaza evolucioniste të shekullit XIX, të cilat
janë hedhur poshtë që prej shumë kohësh nga
provat shkencore.

Ekzistojnë gjithashtu edhe mekanizma të tjerë
që i detyrojnë shkencëtarët të jenë evolucionistë
dhe materialist. Në disa vende një shkencëtar
duhet të plotësojë disa kushte në mënyrë që të
përkrahet, të arrijë njohjen akademike. Pranimi
i evolucionit është kushti numër një. Ky sistem
i qon këta shkencëtarë kaq larg, sa që harxhojnë
gjithë jetën dhe karrierën e tyre shkencore për
hir të një dogme.

Ky është realiteti që fshihet pas pohimit “evolucioni
akoma pranohet nga bota e shkencës”. Evolucioni
mbahet gjallë jo sepse ka vlerë shkencore, por sepse
është detyrim ideologjik. Rrënjët e mendimit evolucionist,
si besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e
krijimit, shtrihet deri në lashtësi. Shumica e filozofëve
pagan të Greqisë së lashtë mbronin idenë e evolucionit.
Teoria e evolucionit është rezultat i filozofisë materialiste
që doli në sipërfaqe me rizgjimin e filozofive të lashta
materialiste dhe u bë mjaftë e përhapin në shekullin XIX.

Personi që paraqiti atë që njihet si teoria e evolucionit
ishte një natyralist amator anglez Charles Robert Darwin
i cili kurrë nuk pati rastin të merrte një edukim shkollor
në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për
natyrën dhe gjallesat. Interesi i tij e nxiti të merrte pjesë
në një ekspozitë me anijen Bigël që u nis nga Anglia në
vitin 1832 dhe udhëtoi në rajone të ndryshme të botës
për 5 vjet. Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga
shumëllojshmëria e specieve të gjalla e në veçanti nga
një lloj fringilash (zogj endemik) që pa në ishujt Galapagos.

Sipas Darvinit llojet e ndryshme nuk ishin krijuar në
mënyrë të pavarur, por kishin rrjedhur nga një paraardhës
i përbashkët dhe kishin ndryshuar më vonë nga njëri-tjetri
si rezultat i kushteve natyrore. Hipotezat e Darvinit nuk ishin
bazuar në ndonjë zbulim shkencor apo eksperiment.

Gjatë zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë
nga biologët evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë
nga biologu francez Lamark. Sipas Lamarkut gjallesat i kalonin
veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një gjeneratë në
tjetrën e kështu evoluuan.

P.sh. gjirafat evoluuan nga antilopat si kafshë që shtrinin
qafën e tyre gjithmonë e më tepër nga gjenerata në gjeneratë,
duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve.
Kështu Darvini e përdori “tezën e kalimit të veçorive të fituara”,
të propozuar nga Lamarku, si faktorin bazë që i bëri gjallesat
të evoluojnë. Për të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në
kohën e tyre jeta mund të studiohej vetëm me teknologji primitive.
Fushat e shkencës si gjenetika dhe biokimia nuk ekzistonin
as si emër, kështu teoritë e tyre mbështeteshin krejtësisht në
fuqinë e imagjinatës. Një prej aspekteve më të rëndësishme të
jetës së Darvinit që njihet më pak nga njerëzit janë
pikëpamjet raciste të tij.

Darvini u referohet evropianëve të bardhë si më të
zhvilluarit ndër të gjitha racat njerëzore. Kur Darvini
merr guximin të thotë se njeriu evoluoj nga krijesa
të ngjashme me majmunin, ai supozon se disa raca
u zhvilluan më shumë se të tjerat dhe se ato më të
prapambeturat akoma kanë disa karakteristika majmunësh.

Në librin e tij The Descent of Man, Darvini pretendon
se zezakët dhe aborigjenët australianë janë në të njëjtin
nivel me gorillat dhe pastaj nxjerri përfundimin se ata
do të eliminohen me kalimin e kohës nga racat më të zhvilluara.
Këto ide boshe të Darvinit nuk mbeten vetëm në teori,
ato shërbejnë për të siguruar bazën më të rëndësishme
“shkencore” të racizmit.

Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist
austriak me emrin Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë
në vitin 1865. Ky zbulim shënoi lindjen e shkencës së gjenetikës.
Zbulimi në vitin 1950 i ADN-së, e cila mbanë informacionin e
koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të thellë.
Megjithatë, një grup shkencëtarësh që kishin vendosur t’i mbesin
besnik Darvinizmit u orvatën të gjenin zgjidhje. Ata u mblodhën
së bashku në një takim të organizuar nga “George Society
of America”, në vitin 1941.

Gjenetistët G.Ledyard Stebbins dhe Theodosins Dobzhansky,
zoologët Ernst Mayr dhe Julian Huxlej, paleontologët George
Gaylord Simpson dhe Glen L.Jepsen dhe gjenetistët
matematikanë Roland Fisher dhe Sewall Right pas
diskutimesh të gjata më në fund ranë dakord për
mënyrën se si të “meremetohej”, Darvinizmi.

Tani ideja ishte “mutacione të rastësishme”.
Ata e emërtuan këtë teori: “Teoria Moderne Përmbledhëse
Evolucioniste”, e cila u formulua duke i shtuar tezave të
seleksionimit natyror të Darvinit konceptin e mutacionit.
Kjo teori u njoh me emrin “Neo-Darvinizëm”. Në dekadat
vijuese u bënë shumë përpjekje të dëshpëruara për të
provuar vërtetësinë e neo-darvinizmit. Tashmë dihej se
mutacionet që ndodhin në gjenet e organizmave të gjallë
ishin gjithmonë të dëmshme e kështu neo-darvinizmi u
përpoq të gjente një provë konkrete për të ashtuquajturat
“mutacione të dobishme”, duke bërë qindra eksperimente
mutacioni. Të gjitha përpjekjet e tyre dështuan plotësisht.

Të gjitha eksperimentet që kërkonin të provonin se jeta
kishte gjeneruar nga rastësia dështuan. Llogaritjet e
probabilitetit vërtetojnë se as edhe një proteinë e vetme
(njësia bazë e ndërtimit të jetës) nuk mund të formohet
nga rastësia. Qeliza, që sipas evolucionistëve u formua
rastësisht në kushte fillestare dhe të pa kontrolluara nuk
arriti të sintetizohej as në laboratorët më të sofistikuar
të shekullit XX.

Neo-Darvinizmi gjithashtu është hedhur poshtë nga gjetjet
fosile. Asnjë formë kalimtare, të cilat sipas neo-darvinizmit
se mund të provonin evolucionin gradual të gjallesave nga
më primitivja te më të avancuarat, nuk është zbuluar ndonjë
herë në botë. Evolucionistët pretendojnë se gjallesat e
shfaqura vetvetiu apo rastësisht mund ta sigurojnë energjinë
e nevojshme për jetën nga dielli ose reaksionet kimike.

Veçanërisht pretendojnë se mund të ushqehen si ameba
ose t’i formojnë vetë lëndët ushqyese që u duhen. Ata
përpiqen t’i mbështesin pretendimet e tyre me tezat e
ushqyerjes autotrofe (vetushqyese) edhe heterotrofe
(ushqyerje nga jashtë).

Ushqyerja autotrofe sot nuk pranohet. Reaksionet kimike
që formojnë ushqim, si fotosinteza, janë dukuri shumë
të komplikuara. Evolucionistët janë nxënë ngushtë nga
fakti që një sistem i tillë i përsosur është formuar menjëherë
në kushtet e para tokësore, sepse bie në kundërshtim me
pretendimet e tyre evolucioniste. Reaksione të tilla komplekse
mund të përfitohen vetëm në mekanizma komplekse që
duhet të jenë shfaqur menjëherë së bashku me gjallesat
në mënyrë që ato të mund të prodhonin ushqimin e duhur.

Mirëpo kjo është e kundërt në themel me darvinizmin,
sepse sipas darvinizmit është krejt e pamundur që një
mekanizëm kompleks të shfaqet menjëherë. Mendimi
evolucionist e kërkon që të gjitha këto të formohen
gradualisht, dalëngadalë dhe një nga një. Kurse sipas
tezës së ushqyerjes heterotrofe për gjallesën nuk ka
ushqim të gatshëm, gjallesa nuk mund ta bëjë atë vet,
prandaj duhet ta marr nga jashtë. Por edhe kjo e bën
të domosdoshme ekzistencën e mekanizmave që do
të bënin të mundur zhvillimin e reaksioneve shumë
të komplikuara.

Nuk ekziston asnjë provë konkrete fosile që mbështet
pamjen e njeriut-majmun, i cili reklamohet në mënyrë
të pandërprerë nga mediat dhe qarqet akademike
evolucioniste. Një tjetër qorrsokak i thënieve evolucioniste
është se ecja mbi dy këmbë nuk i shërben modelit të
zhvillimit gradual të darvinizmit. Duke përdorur edhe
stimulime kompjuterike, paleo-antropologu anglez Robin
Crompton, në vitin 1996 arriti të tregoj se një mënyrë e
tillë ecjeje ishte e pamundur. Crompton arriti në këtë
konkluzion. Një gjallesë mund të ecë ose drejt ose
me katër gjymtyrët.

Studimet e fundit kanë treguar se është e pamundur
për skeletin e përulur të majmunit, i përshtatur për
ecjen me katër këmbë të evoluojnë në skeletin e
drejtë të njeriut i përshtatur për ecjen me dy këmbë.
Por, humnera e jashtëzakonshme midis njeriut dhe
majmunit nuk është e kufizuar vetëm me ecjen mbi
dy këmbë. Ka edhe shumë probleme të tjera që
mbeten të pashpjeguara si p.sh. kapaciteti i trurit,
aftësia e të folurit, etj.

Elen Morgan një paleo-antropologe evolucioniste
ka thënë: Katër prej mistereve më të mëdha të njeriut
janë: E para- Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?
E dyta- Përse kanë humbur gëzofin?
E treta- Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh?
E katërta- Përse mësuan të flasin?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë: E para –
Nuk e dimë E dyta – Nuk e dimë E treta –
Nuk e dimë E katërta – Nuk e dimë

Lista e pyetjeve mund të zgjatet sa të duash,
pa ndikuar në ndryshimin e përgjigjes ” Nuk e dimë”.
Sipas Lordit Sally Zuckerman i cili është një prej shkencëtarëve
më të famshëm dhe më të respektuar në Angli,
evolucioni është një dogmë anti shkencore. Atëherë
cila është arsyeja që i bën gjithë këta shkencëtar të
jenë të lidhur me kaq kokëfortësi me këtë dogmë?

Pse janë munduar kaq shumë të mbajnë gjallë teorinë
e tyre, duke u detyruar të pranojnë shumë kontradikta
dhe të hedhin poshtë shumë argumente bindëse?

Përgjigjja e vetme është frika e braktisjes së teorisë së
evolucionit, pasi kjo do të thotë të pranojmë që njeriu
është krijuar nga Zoti! Për këtë arsye, ata mashtrojnë
veten duke përdorur media me të cilat bashkëpunojnë.
Kur ata nuk i gjejnë fosilet që duhen, i fabrikojnë ato në
formën e pikturave imagjinare, të modeleve të trilluara
dhe përpiqen të japin përshtypjen se me të vërtetë
ekzistojnë fosile që vërtetojnë evolucionin. Një pjesë e
mediave që kanë të njëjtat pikëpamje materialiste,
gjithashtu përpiqen të mashtrojnë publikun, duke
ngulitur në subkoshiencën e njeriut përrallën e evolucionit.

Qorrsokaku molekular i evolucionit

Gjëja që e bën këtë teori pa kuptim që në fillim është
pyetja se si jeta u shfaq në fillim në Tokë? Kur shtrohet
kjo pyetje, evolucionistët përgjigjen se jeta filloi me një
qelizë të formuar nga rastësia. Sipas saj, 4 miliardë vjet
më parë disa komponente organike pësuan një reaksion
në atmosferën primitive të tokës, në të cilën nën efektin
e shkreptimave dhe presionit, formuan qelizën e parë të
gjallë.

Gjëja e parë që duhet theksuar është se thënia se materialet
inorganike mund të bashkohen për të formuar jetën është
diçka antishkencore që nuk është vërtetuar deri më sot nga
ndonjë eksperiment apo observim.

Jeta buron vetëm nga jeta. Çdo qelizë është e formuar nga
riprodhimi i një qelize tjetër. Askush ndonjëherë nuk ka arritur
të formojë një qelizë të gjallë me anë të bashkimit të materialeve
inorganike, bile as edhe në laboratorët më të sofistikuar.
Përralla e “qelizës së prodhuar rastësisht”

Nëse besojmë se qeliza mund të vijë në ekzistencë
rastësisht, atëherë nuk ka pse të mos besojmë historinë
që do ta tregojmë tani. Ajo është historia e një qyteti:
Një ditë, një copë plisi e shtypur midis dy shkëmbinjve
në një tokë shterpe u lag nga shiu. Plisi u thâ dhe u forcua
kur doli dielli pastaj u bë rrezistent dhe mori formë. Pastaj
shkëmbinjtë që i dhanë formë u copëtuan dhe mbeti një
tullë e fortë me formë të rregullt. Kjo tullë priti në të njëjtat
kushte natyrore për vite me radhë derisa të formohej një
tullë tjetër si ajo. Kjo pritje zgjati për qindra mijëra vjet dhe
tulla të tjera me të njëjtën formë u formuan në të njëjtin vend.

Asnjë tullë gjatë gjithë kësaj kohe nuk u dëmtua rastësisht.
Megjithëse ishin të ekspozuara ndaj stuhive, shiut, erës,
diellit përvëlues dhe acarit për mijëra vjet, asnjë tullë nuk
u kris, nuk u thye apo lëvizi nga vendi. Ato qëndruan atje
duke pritur në të njëjtin vend me durim formimin e tullave
të tjera. Kur numri i tullave u bë i mjaftueshëm ato ngritën
një ndërtesë , duke u vendosur mbi njëra tjetrën në mur nën
efektin e rastësishëm e kushteve natyrore si era,
stuhitë apo ciklonet.

Ndërkaq materialet tjera si çimentoja dhe rëra të përziera
nën efektin e kushteve natyrore u futën në mënyrë përfekte
midis tullave për të lidhur ato me njëra-tjetrën. Ndërsa
ndodhte e gjithë kjo, nën tokë pikërisht në vendin ku tullat
ishin vendosur sipër njëra tjetrës minerali i hekurit nën efektet
e natyrës formoi një skelet metalik, i cili, gjithmonë nën
veprimin e kushteve të natyrës, së bashku me betonin
formuan themelin e ndërtesës. Më pas u ngrit e gjithë
ndërtesa me të gjitha gjërat e nevojshme.

Ndërtesa sigurisht që nuk ka vetëm tulla, llaç e themele,
atëherë si u siguruan materialet tjera? Përgjigjja është
e thjeshtë: silikoni për xhamat, plastika për kabllot elektrike,
hekuri, tubat e ujit, etj. Të gjitha ndodhen në Tokë në sasi të
mjaftueshme. Duhet vetëm mjeshtëria e faktorëve natyror
për t’i dhënë këtyre materialeve formën e duhur dhe për
t’i vendosur në vendin e tyre në ndërtesë.

Çdo gjë është e rregulluar kaq mirë, saqë tullat janë vendosur
në mënyrë të tillë që kanë lënë vendin e duhur për dritare,
sikur ta dinin se diçka e quajtur xham do të formohej më vonë
nga faktorët natyror. Gjithashtu faktorët natyror nuk kanë
harruar të lënë vend për instalimin e ujit, korrentit, ujërave
të zeza, ngrohjes që do të sigurohet më vonë nga kondicionerët
e formuar nga faktorët natyror.

Të gjitha këto janë bërë rastësisht.

Gjithçka ka shkuar kaq mirë saqë “rastësia” dhe
“faktorët natyror” ia kanë dalë të bëjnë diçka të përsosur.
Në qoftë se e besoni këtë, ju s’keni vështirësi të besoni
ndërtimin e rrugëve, lulishteve, kopshteve, hekurudhave,
metrove, aeroporteve, sistemeve të komunikacionit, etj.
Në të njëjtën mënyrë, siç u ndërtua edhe ndërtesa e parë.
Teoria e evolucionit deklaron se jeta erdhi rastësisht. Kjo
nuk është më pak absurde se sa historia e treguar më lart,
sepse me të gjitha sistemet e saja operative , të komunikimit,
transportit dhe drejtimit, qeliza nuk është më pak e
komplikuar se një qytet!

Mrekullia e qelizës dhe fundi i evolucionit

Qeliza është sistemi më kompleks dhe më elegant
që mund të ekzistojë. Profesori i biologjisë, Michael Denton
në librin e tij “Evolucioni – një teori në krizë”, e shpjegon
këtë kompleksitet duke dhënë këtë shembull: “Për të
kuptuar realitetin e jetës , ashtu siç na referohet nga
Biologjia Molekulare do të na duhej ta zmadhonim
qelizën një miliard herë, derisa diametri i saj të bëhet
20 km dhe të jetë e ngjashme me aeroplanmbajtëse
gjigande.

Ajo që do të shohim është një kompleksitet i
pakrahasueshëm dhe një ndërtim i papërsëritshëm.
Në sipërfaqen e qelizës do të gjejmë miliona vrima
të ngjashme me dyer e një anije të madhe kozmike
të cilat hapen dhe mbyllen me një kod të veçantë
për të lejuar hyrjen dhe daljen e vazhdueshme të materieve.

Nëse do të kishim mundësi të hynim brenda në një prej
këtyre vrimave, do të gjenin veten në një botë me një
super teknologji dhe me një kompleksitet të habitshëm,
i cili nuk mund të arrihet nga kapaciteti ynë krijues.
Ky realitet është në antitezë me rastësinë dhe lë shumë
prapa çdo gjë të prodhuar nga inteligjenca e njeriut”.

Kaq e ndërlikuar është çështja e qelizës sa që evolucioni
dështon që në shpjegimin e formimit të elementeve
bazë të qelizës. Formimi i një proteine të vetme, nën
kushtet e natyrës, nga mijëra proteina komplekse që
ndërtojnë qelizën, është i pamundur.

Robert Shapiro, profesor kimie në Universitetin e
Nju Jorkut dhe ekspert i ADN-së, ka llogaritur
probabilitetin e formimit të rastësishëm të dy mijë
lloje proteinash të gjendura në një baktere të vetme.
(Ndërsa në qelizën njerëzore ka 200 mijë lloje të
ndryshme proteinash). Numri i nxjerrë nga llogaritja
është 1040 000 (Një numër i paimagjinueshëm, 1 me
40 000 zero nga prapa.

Profesoresha e matematikës së aplikuar dhe
astronomisë nga Universiteti Kolixh, Uells,
Chandra Wickramasinghe bën këtë koment:
Mundësia e formimit të jetës nga materia e
pajetë është 1 herë në 10 40 000 raste. Ky
numër është i mjaftueshëm për ta varrosur
Darvinin dhe të gjithë teorinë e evolucionit.

Probabiliteti që proteina të formohet nga rastësia
është zero. Probabiliteti i formimit të një proteine
mesatare me 500 aminoacide është: 10 950 Ne
mund ta shkruajmë këtë numër duke shtuar 950 zero
pas njëshit. Ekzaminimet molekulare kanë treguar
qartë se çështja e formimit të aminoacideve nuk është
e ndriçuar aspak nga evolucionistët. Në vitin 1955, puna
e dy shkencëtarëve James Watson dhe Francis Crick, mbi
ADN-në hapi faqe të re në biologji. Molekula e quajtur
ADN, gjë gjendet në bërthamën e çdo 100 trilion qelizave
të trupit tonë, përbën të gjithë informacionin strukturor të
trupit të njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha
karakteristikat e një personi, që nga pamja e jashtme deri
në strukturën e organeve të brendshme është i regjistruar
në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi.

Të gjitha informacionet për qenien e gjallë ruhen në
molekulën e ADN-së. Vetëm kjo metodë kaq efikase
e ruajtjes së informacionit është një provë e mjaftueshme
për faktin se jeta nuk erdhi në ekzistencë rastësisht, por
është e krijuar në një mënyrë të mrekullueshme nga Krijuesi
i Plotfuqishëm. Edhe ligji i dytë i Termodinamikës e hedh
poshtë evolucionin. Ky ligj njihet me emrin “ligji i Entropisë”.
Entropia është shkalla e çrregullimit në një sistem fizik.

Ligji i Entropisë tregon se i gjithë universi shkon në
mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit! Vërtetësia
e Ligjit të Dytë të Termodinamikës është vërtetuar teorikisht
dhe me eksperiment. Albert Anjshtajni, shkencëtari më i
madh i kohës sonë ka thënë se ky është “ligj primar i gjithë
shkencës”. Artur Edington, gjithashtu i referohet këtij ligji si
“ligj suprem metafizik i gjithë universit”.
Pengesa më e madhe e evolucionit: Mendja.

Ka shumë specie në botë që ngjasojnë me njëra tjetrën.
Në fakt ngjashmëria sipërfaqësore midis njeriut dhe
majmunit nuk do të thotë asgjë. Në qoftë se marrim
për bazë inteligjencën, atëherë bletët që ndërtojnë
strukturën e mrekullueshme gjeometrike të hojeve apo
merimanga që ndërton mrekullinë inxhinierike të rrjetës
së saj, mund të thuhet se janë më afër njeriut.

Bile në disa aspekte ato janë më superiore se vet njeriu.
Ka diferencë të madhe midis majmunit dhe njeriut.
Majmuni është kafshë dhe nuk ndryshon nga kali apo
qeni në lidhje me nivelin e ndërgjegjes. Njeriu është i
dëgjueshëm, krijesë me vullnet të fortë që mendon, flet,
kupton, vendosë dhe gjykon. Mendja është diferenca më
e madhe midis njeriut dhe kafshëve.

Realiteti është qartë dhe i dukshëm.

E gjithë jeta është produkt i një projektimi perfekt.
Kjo siguron prova konkrete për ekzistencën e Krijuesit
i Cili është i Gjithdijshëm e i Plotpushtetshëm.
Ky Krijues është Allahu, Zoti i Tokës, i qiejve dhe i
gjithçkaje midis tyre. Udhëtimin tonë mund ta vazhdojmë
edhe në botën e sëmundjeve, shëndetit, ilaçeve, mjekimit,
imunitetit, mikrobeve. Në të vërtetë, edhe ato qenie
mikroskopike që ne u themi “mikrobe”, e që i luftojmë me
antibiotikë dhe ilaçe tjerë, janë krijuar në dobi të njeriut
dhe gjallesave të tjera dhe për një ekuilibër. Po, këto
gjallesa mikroskopike që s’i shohim dot me sy;
vrapojmë në ndihmë të njeriut.

Teoritë e materialistëve mbi ekzistencën dhe jetën që
kanë gënjyer dhe mashtruar shumë njerëz gjer më sot,
janë hulumtuar e kontrolluar hollësisht nga shumë e
shumë mendimtarë e shkencëtar të mirëfilltë, janë kritikuar
e me metoda të ndryshme në përfundim është kuptuar se
as pretendimet që ia kanë ofruar botës shkencore, as teoritë
e tyre mbi jetën që i kanë parashtruar duke i popullarizuar
me një zhurmë të madhe propagandistike nuk janë të
vërteta ashtu siç pandehet.

E vërteta e krijimit në Kur’an

Të gjitha fetë, të gjithë profetët, të gjithë librat e shenjtë,
duke ia mbyllur të gjitha dyert evolucionit, e shprehin
hapur se çdo gjë, përfshi edhe njeriun, është krijuar nga
Zoti! Ja disa versete nga Kurani fisnik: ” O ju njerëz,
vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një
femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete,….”
(El Huxhuratë, 13) ” E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja
juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të
doni,….” (El Bekare, 35) ” E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të
gjithë emrat (e sendeve),…” (El Bekare, 31) ” Vërtet,
Ne e krijuam njerin në formën më të bukur…” (Et Tin, 4)
” Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
Lexo! Se Zoti yt është më bujari!

Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi
njeriut atë që nuk e dinte”. (El Alak, 1-5) ” Pasha Atë
që krijoi mashkullin e femrën…” (El Lejl, 2) ” Ai që
përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi
nga balta Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej
një pike uji të dobët Mandej, Ai e formëson atë (në barkun
e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që
juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër,
e pak send është ajo që ju falënderoni…(Es Sexhde, 7-9)
” Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit),
u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det,
i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam)
ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam…” (El Isra, 70)

“All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në
fund tek Ai do të ktheheni…” (Er Rrum, 11)
” Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të
mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë),
ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi
dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit
që mendojnë. Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve
e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja.
Edhe në këtë ka argumente për njerëz…” (Er Rrum, 21-22)

“O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është
bujar e i urtë ? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!” (El Infitar, 6-8)
” Dhe Ai ju dha gjithat që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj)
dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e
All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër).
Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim, 34)