CILËSITË E KRIJUESIT (ALLAHUT)

 

CILËSITE E KRIJUESIT

Gati e gjithë bota pajtohet se kjo ekzistencë e ka Krijuesin e saj, por se çfarë janë cilesitë (sifatet) e Tij dhe se çfarë është lidhja e Tij me krijesat e Tij, këtu mendimet janë të kunderta. Që të mundet lexuesi të njohë All-llahun Krijues të Lartmadhërishëm, ashtu si ka ardhur në burimin e parë Islam — Kur’anin fisnik, po sjellim disa ajete, që të ketë një ide të thjeshtëzuar e të përmbledhur rreth kësaj çështjeje. Njëra prej bazave themelore në këtë lëmi është: “Askush nuk është sikur Ai. Ai dëgjon dhe i sheh të gjitha.” (Shura, 22)

Ai nuk ka oponentë, nuk ka rivalë, nuk ka kush që i perngjan Atij, nuk mishërohet në asgjë, nuk shfaqet në hapësire në çfarëdo pamje e formë, nuk ka fëmijë në çfarëdo kuptimi qoftë, por se Ai është Një, i Vetmi që meriton t’i mbështetemi. Mushrikët (idhujtarët mekkas) e pyetën Pejgamberin sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem: “A e kemi fis Zotin tënd?” Në këtë pyetje, All-llahu i Lartmadhërishëm zbriti: “Thuaj: Ai është All-llahu, Një i Vetmi. All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lindur as s’është i lindur. Dhe askush Atij nuk i përngjan!” (Ihlas, 1-4).

Në një vend tjetër i Lartmadhërishmi për Veten tha: “All-llahu është — nuk ka zot përpos Tij — i gjallë, i përjetshëm, Nuk e kaplon kotja as gjumi. E Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij; e di të tashmen dhe të ardhmen, ata nuk mund të arrijnë nga dija e Tij aspak vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij (froni, sundimi) përfshin qiejt dhe tokën, Atij nuk i vjen rëndë ruajtja e tyre. Ai është i Lartmadhërishmi, i Madhi.” (Bekare, 255)

Në një rast tjetër kështu u shpreh: “All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-Ilahu sjell shembuj për njerëzit. All-lIahu çdo gjë e di shumë mirë.” (Nur, 35)

E në një vend tjetër u shpreh në këtë mënyrë: “Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër veç Tij, që e di të fshehtën dhe të dukshmen; Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbëresi! Ai është All-Ilahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër, Shpëtimtar, Mbikëqyres, i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I Lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-Ilahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti.” (Hashr, 22-24)