Ç’ËSHTË ISLAMI?

Islami është feja të cilën Allahu (xh.sh.), ia shpalli gjithë njerëzimit nëpërmjet të Dërguarit të Vet, Muhamedit (a.s.). Islam do të thotë përkushtim dhe dorëzim ndaj Allahut (xh.sh.).

Ky përkushtim arrihet duke besuar, duke zbatuar detyrat fetare dhe duke bërë vepra të mira. Ata që i takojnë besimit islam, quhen myslimanë.

Ne jemi myslimanë dhe: – Zoti ynë është Allahu (xh.sh.). – Libri ynë është Kurani Fisnik. – Feja jonë është Islami. – Kibla jonë është Qabja. – Pejgamberi ynë është Muhamedi (a.s.).

– Jemi pasardhës të Ademit (a.s.). – Pra, jemi besimtarë myslimanë. Feja jonë ka 32 kushte bazë e ato janë: – 6 të imanit – besimit – 5 të islamit – 4 të abdestit – 3 të guslit – 2 të tejemumit – 12 të namazit.