Bixhozi – Mësimet e feve të ndryshme dhe studimet e fundit

Duke ditur rrezikun e bixhozit, i cili është pothuajse
i njëjtë me nënën e të këqijave, alkoolin, duke ditur
dëmet e tij materiale, morale, shëndetësore, shoqërore,
politike dhe përhapjen e tij në vendin tonë, do ta
trajtojmë në pika të shkurtra në këtë shkrim.

Pasuria është njëra nga pesë gjërat e domosdoshmeqë
duhet të ruhen, të cilat janë: feja, shpirti, mendja, nderi
dhe pasuria. Ato janë të domosdoshme në mënyrë që
jeta e njerëzve të rregullohet në këtë botë dhe botën
tjetër. Meqë pasuria ka këtë vlerë të madhe, atëherë
shohim se Islami është kujdesur për ruajtjen e saj me
kujdese të veçantë duke vendosur rregulla dhe mënyra
për përfitimin e saj dhe njëkohësisht duke bërë të ndaluar
çdo rrugë që çon në shkatërrimin dhe humbjen e saj.

Islami udhëzon për ruajtjen e pasurisë dhe nxit në shtimin
e saj përmes ligjshmërisë së transaksioneve të ndryshme,
si shitblerja, qiraja, mbjellja e të tjera. Përveç kësaj, Kur’ani
ka nxitur për punimin e tokës dhe nxjerrjen e të mirave të saj.

Islami na mëson për ruajtjen e pasurisë dhe nxitjen në
shtimin e saj përmes ndalimit të çdo mënyre të përfitimit
të saj pa të drejtë si p.sh. kamatës, bixhozit, ryshfetit,
shitblerjeve të ndaluara, vjedhjes, tregtisë me narkotikë
e alkool e të tjera mënyra përfitimi të pasurisë në mënyrë
të ndaluar. Rëndësia e ruajtjes së pasurisë në Islam shfaqet
shumë qartë duke e ditur se Allahu është poseduesi esencial
i kësaj pasurie, ndërsa njeriu vepron me këtë pasuri vetëm
si zëvendës dhe nëpunës. Allahu thotë: “…dhe shpenzoni
nga ato që Ai jua ka lënë trashëgim…”[1]

Kjo sjell obligueshmërinë e ruajtjes së pasurisë nga njeriu
sepse ajo është pasuri e Allahut, kurse ne jemi përgjegjës
që të veprojmë me pasurinë ashtu si dëshiron pronari i parë
i pasurisë. Për këtë themi se duke qenë se ruajtja e pasurisë
është obligative me fe dhe me logjikë, atëherë humbja e saj
me bixhoz është e ndaluar dhe armiqësi ndaj pasurisë.

Duke ditur rrezikun e bixhozit, i cili është pothuajse i njëjtë
me nënën e të këqijave, alkoolin, duke ditur dëmet e tij
materiale, morale, shëndetësore, shoqërore, politike dhe
përhapjen e tij në vendin tonë, do ta trajtojmë në pika të
shkurtra në këtë shkrim.

ÇFARË QUAJMË BIXHOZ?

Bixhoz është çdo lloj loje që bëhet me pasuri mes dy palëve,
ku fituesi merr pasuri nga humbësi. Nëse e analizojmë këtë
përkufizim, arrijmë në këto konkluzione: 1) Esenca e bixhozit
është në lojë dhe dëfrim. 2) Çdo lloj loje me pasuri do të thotë
se lojërat që bëhen pa të holla nuk konsiderohen bixhoz. 3)
Fituesi merr pasurinë nga humbësi na tregon se nëse shpërblimi
vjen nga një palë e tretë, konsiderohet dhuratë për ekipin fitues. 4)
Mes dy palëve do të thotë se ndodh që njëra palë të jetë një
person ose më shumë, mund të jetë njeri, por mund të jetë
edhe mjet, siç janë lojërat e bixhozit mes njeriut dhe mjetit të
bixhozit apo bixhozit me mjetet elektronike. 5) Gjithashtu
përkufizimi tregon se bixhozi përmban në vetvete mëdyshje
dhe fshehtësi se kush do të fitojë sepse asnjë lojtar nuk e
di a do të fitojë apo do të humbë.

GJYKIMI MBI BIXHOZIN

Që bixhozi është vepër e shëmtuar dhe e ndaluar në
Islam dëshmon Kur’ani, Sunneti dhe konsensusi i dijetarëve.
Allahu i Madhërishëm thotë: ”O besimtarë! Me të vërtetë, pijet
alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të
ndyra nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me
qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me
bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju
shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit.
Prandaj, a po hiqni dorë?”[2]

Edhe nga fjalët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
shohim se bixhozi është vepër e shëmtuar dhe e ndaluar. 1)
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thënë:
“Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kush nga
ju betohet në Latin dhe Uzanë e thotë pasha Latin e Uzanë,
le të thotë La ilahe il-lAllah. Kush i thotë shokut të vet eja të
luajmë bixhoz, le të japë lëmoshë.”[3] Imam Neveviu thotë:
“Dijetarët kanë thënë: ”Ka urdhëruar për dhënien e sadakasë
si shpagim për mëkatin që ka shprehur gjatë të folurit të tij.”[4] 2)
Transmeton imam Ahmedi se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Kali është tre llojesh: kali që përdoret në
rrugën e Allahut, kali që përdoret në rrugën e shejtanit dhe
kali për nevoja të njeriut…”, më pas thotë: ”Ndërsa kali për
shejtan është ai i cili luhet bixhoz me të apo jepet peng.”[5]

Hadithi tregon se kali me të cilin luhet bixhoz me të është kali
i shejtanit dhe kjo tregon se kumari ose bixhozi është vepër e
shejtanit, kurse ne e dimë se shejtani nuk urdhëron për diçka
tjetër pos në mëkat ndaj Allahut. 3) Transmetohet nga Sulejman
ibën Burejde nga babai i tij, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: ”Kush luan me zar,[6] është si të fusë dorën e
tij në mishin e derrit dhe në gjakun e tij.”[7] 4) Transmetohet nga
Ebu Musa el Esh’ariu radijallahu anhu të ketë thënë: “Ka thënë
i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kush luan lojën me zar,
vetëm se e ka kundërshtuar Allahundhe të Dërguarin e Tij.”[8]
Dijetarët kanë rënë në ujdi se bixhozi me të gjitha llojet e tij
është i ndaluar për shkak të rrezikut të tij.[9]

DISA SHEMBUJ TË BIXHOZIT

Kur kemi përkufizuar bixhozin, kemi thënë se bixhozi është
çdo lloj loje që bëhet me pasuri mes dy palëve, ku fituesi
merr pasurinë nga humbësi. Me këtë përkufizim çdo njeri
mund ta dijë për një veprim apo lojë a hyn në bixhoz apo jo.
Nga gjërat që hyjnë në bixhoz dhe që janë të pranishme në
vendin tonë veçojmë: 1) Lojërat me zar apo ndryshe loja e tavllës.

Më lart e kemi përkufizuar këtë lojë dhe treguam se është e
ndaluar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kjo lojë për
fat të keq është përhapur edhe në vendin tonë. Ajo sjell vetëm
varfëri, mjerim e skamje. E lusim Allahun që popullin tonë ta
vetëdijesojë që të mos bjerë pre e ujqve që mezi presin të marrin
nga njerëzit edhe kafshatën e fundit të gojës.

2) Lojërat e fatit.
Nga lojërat e fatit që edhe sot luhen në vendin tonë
është loja e lotos, gjithashtu edhe lojërat përmes të
cilave shpërndahen shpërblimet, në të cilat fiton zarfi
i atij që nxirret nga kutia.

3) Lojërat e bastit apo bastoret.
Për fat të keq ky lloj bixhozi është përhapur me të madhe
në vendin tonë, i cili dita-ditës po zhytet në varfëri të skajshme.

4) Çdo lloj organizimi i ndonjë sporti ku pjesëmarrësit
paguajnë një shumë të caktuar, pastaj nga ajo shumë
shpërblehet fituesi i parë, i dytë dhe i tretë hyn në bixhoz.
Për t’u larguar nga bixhozi duhet që palët që marrin pjesë
të mos paguajnë asgjë për pjesëmarrjen, kurse shpërblimet
t’i japë pala e tretë organizatore. Mund të ketë edhe lojëra
të tjera në vendin tonë që hyjnë në bixhoz, por ne do të
mjaftohemi me kaq sa për ilustrim.

DËMET E BIXHOZIT

Dëmet e bixhozit mund t’i ndajmë në dëme individuale
dhe dëme shoqërore. Disa nga dëmet e bixhozit ndaj
individit janë: a) Dëmet e bixhozit në mendjen dhe jetën
e bixhozxhiut Islami është kujdesur për shëndetin dhe
trupin e njeriut me një kujdes të veçantë dhe nga ky
aspekt vjen edhe ndalimi i bixhozit, pasi ai është nga
shkaqet e shkatërrimit të njeriut dhe humbjes së mendjes.

Studimet e mëvonshme dhe më të përsosura që janë
realizuar mbi bixhozxhinjtë tregojnë se tek ata që e
ushtrojnë bixhozin në mënyrë të vazhdueshme, ai
ndikon në bilancin kimik në tru. Këtë e ka vërtetuar
Piter Kaltun, profesor i psikiatrisë në Universitetin e
Nju Xhersit në Amerikë, i cili bëri prova në shumë prej
atyre që luanin bixhozin në vazhdimësi.

b) Ndikimi i bixhozit në fenë e kumarxhiut
Pamë se bixhozi ndikon negativisht në mendjen dhe
jetën e njeriut, duke qenë njëkohësisht edhe një mjet
për shkatërrimin e fesë së njeriut. Allahu në Kur’an ka
përmendur nga të këqijat e bigjozit se ai njeriun e largon
nga përmendja e Allahut dhe nga namazi, sepse
kumarxhiu është i zënë me bixhozin dhe zemra e tij
nuk është e lirë që të përmendë Allahun.

c) Ndikimi i bixhozit në pasurinë e bixhozxhiut
Ruajtja e pasurisë është nga gjërat e domos-doshme
dhe kjo është arsyeja përse sheriati islam nxit në ruajtjen
e saj dhe njëkohësisht e ka renditur armiqësinë ndaj saj
së bashku me armiqësinë ndaj fesë, shpirtit dhe nderit.
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: ”Me të vërtetë
pasuria juaj, gjaku juaj dhe nderi juaj është i ndaluar siç
është e ndaluar kjo ditë në këtë muaj, në këtë vend.”[10]

Duke qenë se Islami e ka krahasuar pasurinë me gjakun
dhe nderin, atëherë nuk lejohet në asnjë mënyrë marrja
e saj nga pronari, përveçse me mënyrë të ligjshme apo
me vetëdëshirë, ndërsa marrja e saj përmes bixhozit
konsiderohet ngrënie e pasurisë së tjetrit pa të drejtë
dhe është e ndaluar me Kur’an, siç thotë Allahu:
“O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëritjetrit
në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është
tregti me pëlqim të dyanshëm.”[11]

d) Rreziku i bixhozit në humbjen e kohës
Koha ka një rëndësi të veçantë në jetën e bashkësive
njerëzore dhe në veçanti në jetën e muslimanit, sepse
koha është vetë jeta e njeriut. Sheriati islam e vërteton
rëndësinë e kohës dhe tregon përgjegjësinë që do të
ketë njeriu për të në Ditën e Gjykimit. Islami urdhëron
për shfrytëzimin e kohës në vepra të dobishme dhe
ndalon nga humbja e saj në punë të kota dhe të padobishme.

Bixhozxhinjtë humbin kohën dhe jetën e tyre në vendet
e bixhozit duke qëndruar me orë të tëra mbi tavolinën e
bixhozit duke lënë kështu pas dore obligimet fetare ndaj
Zotit të tyre dhe të drejtat e familjes dhe të fëmijëve të tyre.
Dëmet shoqërore të bixhozit mund të themi se janë këto:

a) Futja e armiqësisë dhe urrejtjes mes atyre që luajnë
dhe kalimi i kësaj armiqësie në shoqëri Allahu në Kur’an
e ka theksuar këtë çështje shumë qartë. Allahu thotë:
”Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon
që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje…

b) Përhapja e krimeve të ndryshme në shoqëri
Nëse krimi i bixhozit përhapet në shoqëri, patjetër do
të përhapen edhe krime të tjera për një arsye shumë
të thjeshtë: kur bixhozxhiu humb pasurinë e vet, atij i
shtohet dëshira për ta rikthyer pasurinë e tij në dorë.
Por kur e humb tërë pasurinë që ka, atëherë ai sheh si
rrugë pasurimi krimet e tjera si vjedhja, vrasja, kamata,
terrorizimi i njerëzve, prostitucioni etj. Kjo është arsyeja
që vendet e Evropës ankohen shumë nga krimet
e bixhozxhinjve.

c) Shkatërrimi i edukimit dhe lindja e përtacisë
Bixhozi i bën njerëzit të mos punojnë, por të presin
risk nga bixhozi, duke lënë kështu anash metodat dhe
rrugët e përfitimit të pasurisë me ndershmëri dhe djersë.

d) Shkatërrimi i shtëpive plot gjallëri
Kjo ndodh kur kujdestari i familjes luan bixhoz dhe
humb pasurinë. Sa familje që kanë jetuar në rehati
e bollëk brenda një nate janë shndërruar në familje
të mjera dhe të varura për shkak të bixhozit?!

E lusim Allahun që ta largojë popullin tonë nga
çdo rrugë që çon në shkatërrimin e tyre si
në këtë botë edhe në botën tjetër! E lusim
Atë t’i drejtojë ata në rrugën e drejtë, që të
jenë fitues në këtë botë dhe në botën tjetër!
Amin! Marrë nga libri i përgatitur për shkallën
e magjistraturës ”Bixhozi dhe llojet e tij në
dritën e sheriatit islam”,

Fakulteti i Sheriatit në Universitetin e Jordanisë
Autor: Shukri Ali Abdurr-Rrahman Et-Tavil
Përmblodhi dhe përshtati: Fidan Xhelili

[1] El Hadid: 7
[2] El Maide: 90-91
[3] Mutefekun alejhi.
[4] “El Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën El Haxhaxh”
(11\108), autor Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë.
[5] Transmeton Ahmedi (1\395), Hejthemiu në “Mexhma’
ez-zevaid” (5\261) thotë: ”Transmeton Ahmedi dhe
transmetuesit e tij janë thikatë”.
[6] Loja me zar është e njohur që nga kohërat e
hershme, në gjuhën arabe loja me zar quhet
“En-nerd” apo “En-nerdeshir, “Lojë që luhet
nga dy veta me zare dhe me disa rrotulla
petashuqe, që i lëvizin nëpër disa shenja në
trajtë shigjetash të shënuara mbi kapakët e
një kutie; kutia prej dërrase dhe zaret e rrotullat,
me të cilat luhet kjo lojë.” (Fjalori Shqip-Shqip).
[7] Muslimi (2260)
[10] Mutefekun alejhi.
[11] En-Nisa: 29
[8] Transmeton Ibën Maxheh (nr. 3762), Albani thotë:
“Hadithi është i mirë (hasen).”
[9] “Ahkamul Kur’an” (2\110), autor El Xhesasi.