BESIMI (IMANI)

KUSHTET E IMANIT
Besimi islam përbëhet prej gjashtë kushteve kryesore të cilat quhen “Kushtet e Imanit”. Ato janë: AMENTU BIL-LAHI, Unë besoj Allahun,  VE MELAIKETIHI, Melekët (ëngjëjt) e Tij, VE KUTUBIHI,

Kitabet (librat) e Tij, VE RUSULIHI, të Dërguarit e Tij, VEL-JEVMIL-AHIRI, Ditën e Fundit  VE BIL-KADERI HAJRIHI VE SHERR-RRIHI MINALL-LLAHI TEALADhe Kaderin (caktimin e hyjnor), i mirë apo i keq është prej Allahut.

Gjashtë kushtet e besimit duhen njohur mirë dhe besuar me bindje. Kush nuk i di dhe nuk i beson këto gjashtë kushte kryesore të besimit, ai nuk mund të jetë mysliman.

Besimi në Allahun (xh.sh.), përmban katër pika:
1. Allahu (xh.sh.), ekziston vetëvetiu dhe pa shkaktarë.
2. Ai është Krijues i të gjitha botëve.
3. Ai është Zot dhe Sundues i çdo gjëje.
4. Ai është i Vetmi Zot, i cili meriton të adhurohet, duke mos i shoqëruar zota të tjerë të rrejshëm.

Ekzistenca e Allahut (xh.sh.) Besimi në ekzistencën e Allahut është një e vërtetë themelore dhe e qartë, njohja e së cilës arrihet me bindje, para se të pranohet me dëshmi racionale.

Atë nuk është e nevojshme ta dëshmojmë, edhe pse argumentet e vërtetësisë së Tij gjenden në çdo send. Allahu (xh.sh.), na paralajmëron në Kuran, vetëm me një fjalë, se dëshmia për ne është në qenien tonë. I Lartësuari thotë: “A nuk e shihni edhe në veten tuaj?” (edh-Dharijat, 21.)

E ndjejmë në thellësi të shpirtrave tanë se Ai ekziston, kërkojmë strehim te Ai në vështirësi dhe fatkeqësi. Me anë të natyrës sonë, e cila beson dhe instiktit tonë për besim, i shohim argumentet në qenien tonë dhe në botën rreth nesh.

Nënvetëdija beson instiktivisht në ekzistencën e Tij, ndërsa vetëdija beson në bazë të argumentit.

Allahu (xh.sh.), është Krijues i botëve Kjo është pika e dytë e besimit në Allahun (xh.sh.). Ajo do të thotë të besosh se Allahu (xh.sh.), është Krijuesi i të gjitha botëve: botës shtazore, bimore…, botëve që për ne janë të njohura dhe të panjohura.

Ato i ka krijuar nga asgjëja dhe në to ka caktuar ligje të mrekullueshme, duke dhënë argumente, që e udhëzojnë të mençurin tek Ai. Allahu (xh.sh.), është Sundimtar dhe Zot i botëve Allahu (xh.sh.), është Sundues dhe Zot i botëve.

Ai vepron me to sipas vullnetit të Tij, jep jetë dhe vdekje, sëmundje dhe shëndet . Ai sprovon me pasuri dhe varfëri, dërgon vërshime dhe shkatërron.

Në disa zona dërgon mot të ftohtë ose me acar, në disa të tjera dërgon mot të ngrohtë ose të nxehtë, ndërsa disa të tjera i godet me tërmete. Vetëm Allahu (xh.sh.), e meriton adhurimin Tri pikat e para nuk janë të plota pa pikën e katërt e cila është, se vetëm Allahu meriton të adhurohet.

Nëse pranojmë që Allahu (xh.sh.), ekziston; që Ai është Zot i botëve dhe Pronar i gjithçkaje që ekziston, atëherë duhet të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Tij dhe të mos i drejtohemi askujt tjetër me çfarëdo lloj forme të adhurimit.