Besimi është ilaçi më i mirë

Njëri ndër ekspertët më të mëdhenj të psikologjisë në kohën tonë, Dr. Carl Jung, në faqen 264 të librit të tij me titull Njeriu Modern në Kërkimin e Shpirtit, thotë: Gjatë tridhjetë viteve të kaluara më erdhën persona nga të gjitha vendet e botës për të marrë këshilla, shërova me qindra të sëmurë, shumica e tyre ishin në moshë të mesme, ‪d.m.th‬. mbi 35 vjeçarë, dhe mes tyre nuk gjeta asnjë që i kthehet me seriozitet fesë e që ta shohë jetën përmes saj.

Prandaj me plot dëshirë e guxim them: Çdonjëri prej tyre ishte i sëmurë sepse kishte humbur atë që ua jep feja besimtarëve. Pra, kush nuk i kthehet besimit të vertetë nuk shërohet dot.” “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do ketë jetë të vështirë” (Kur’an 20:123).

“Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan, sepse ata Allahut i trillojnë e i mveshin zota të tjetë” (Kur’an 3:101). “Errësira njëra mbi tjetrën, saqë nuk mund ta shohë as dorën e vet. Atij që Allahu nuk i jep dritë, ai s’ka për të pasur dritë” (Kur’zn 24:40).