ALLAHU DHE KRIJIMI

ALLAHU DHE KRIJIMI

Është krejtësisht e qartë se njeriu nuk e krijoi vetveten e as që shohim ndonjë send që krijoi
vetveten nga asgjëja. Për këtë ai patjetër të ketë krijuesin, e All-llahu i Lartmadhërishëm
duke e sqaruar këtë realitet ka thënë: “A Janë të krijuar nga asgjëja, apo ata janë krijues.”
(Tur, 35)

Pra, medoemos të ketë krijues: “Ai është Zoti juaj, nuk ka Zot përveç Atij, Krijuesi i çdo
sendi, prandaj adhurojeni Atë.” (En’am, 102)

Ai është që: “Krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre brenda gjashtë ditësh.”
(Furkan, 59) “All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një qëllim të caktuar. Në to me të vërtetë
ka fakte për besimtarët.” (Ankebutë, 44)

Andaj, çdo gjë shfaq nënshtrimin e saj për All-llahun e Madhëruar: “Gjithë çka ka në qiej
e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë.” (Rra’d, 15)

“Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë
send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e
kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj).” (Isra, 44)

“Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, dhe
se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i
gjithëfuqishëm për çdo send.” (Tegabun, 1)