Videoja që denoncuam para disa ditësh të gjithë sëbashku, me nismën e Observatorit Kombëtar Kundër Islamofobisë e cila ishte transmetuar në një program në Ora News, tashmë është hequr nga YouTube. E gjitha kjo falë të gjithë juve që ju bashkuat thirrjes për të denoncuar gjuhën e pahijshme dhe tallëse në atë video ndaj imamit nga Shkupi dhe fesë Islame. Pra, ka raste kur ngritja e zërit dhe denoncimi i gjuhës së urrejtjes bën punë.
Linku videos https://www.youtube.com/watch?v=Wsph3HTqAoI
Mesazhi i AMA AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE:
Përshëndetje,
Në vijim të ankesës suaj për emisionin “Expuls”, transmetuar në operatorin “Tv Ora”, ju bëjmë me dije se:
Pas shqyrtimit të ankesës Autoriteti I Mediave Audiovizive në shkresën nr. 3388 prot, më datë 19.10.2021 i ka tërhequr vëmendje operatorit; i ka kërkuar të ndalojë ritransmetimin e programit Expuls, të datës 17. 10.2021 si dhe editimin/korrektimin e materialit filmik në kanaline zyrtar në Youtube.
Faleminderit për bashkëpunimin!
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
Tel : +355 4 223 3006
Mobile : +355 67 303 3000
e-mail : [email protected]
Adresa : Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, 1010 , Tiranë