86. Kur’ani shqip – Surja Et-Tarik

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)! 2. E ku e di ti se çka është tariku – trokitësi? 3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë). 4. Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës. 5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? 6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,

7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit. 8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë. 9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat. 10. E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë. 11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi. 12. Edhe tokën që çahet për bimë.

13. Eshtë e vërtetë se ai (Kur’ani) është një fjalë që dallon – gjykon. 14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)! 15. Ata vërtet bëjnë kurtha. 16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre! 17. E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.