85. Kur’ani në gjuhën shqipe – Surja El-Buruxh

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha qiellin me plot yje, 2. Pasha ditën e premtuar, 3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet! 4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve, 5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse, 6. Kur ata rrinin ulur rreth tij, 7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. 8. E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin, 9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.

10. Eshtë e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies. 11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh. 12. Eshtë e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen. 14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur. 15. Eshtë i zoti i Arshit të madhëruar!

16. E punon atë që dëshiron. 17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive, 18. Të faraonit dhe të Themudit? 19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër. 20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)! 21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm. 22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).