ZBULIMET E MYSLIMANËVE QË NDRYSHUAN BOTËN “UNIVERSITETET”.

ZBULIMET E MYSLIMANËVE QË NDRYSHUAN BOTËN “UNIVERSITETET”.

Të flasësh për universitetet, gjithashtu duhet të kesh parasysh botën islame. Në historinë e re islame, xhamitë u shfrytëzuan edhe si shkolla. Të njëjtët njerëz që udhëhiqin predikimet fetare do të duhej t’u mësonin studentët edhe rreth shkencave si Kur’an, Hadith si dhe Fikh (jurisprudencë).

Përderisa bota islame rritej, kishte nevojë për institucione zyrtare, të njohura si medrese, të dedikuara për edukimin s studentëve. Medreseja e parë zyrtare ishte al-Karaouine, e themeluar në vitin 859 nga Fatima al-Fihri, në Fes, Marok. Shkolla e saj kishte tërhequr disa nga mësuesit e njohur në Afrikën Veriore, si dhe studentët më të shquar.

Në al-Karaouine, studentët mësonin rreth shumë aspekteve, duke filluar nga shkencat shekullare po ashtu edhe ato religjioze. Në fund të programeve, nëse mësuesit i vlerësonin nxënësit si te kualifikuar, ata u dhuronin atyre edhe nga një çertifikatë të njohur si Ixhaza, e cila tregonte se studentët e kanë kuptuar materialin dhe tanimë ishin të përgatitur t’ua transmetonin të tjerëve.

Koncepti institutit që të diplomuarit t’i shpërblejë me çertifikatë, u shpërnda në Evropë nëpërmjet Spanjës myslimane, ku studentët evropianë do të udhëtonin për të studiuar. Universiteti i Bolonjës në Itali dhe Oxford-it në Angli, të themeluar gjatë shekullit 11 dhe 12, kishin vazhduar traditën islame për të shpërblyer studentët me çertifikata, dhe për të përdorur ato si dëshmi për kualifikimin e tyre në subjekte të caktuara.