ZBULIMET E MYSLIMANËVE QË NDRYSHUAN BOTËN “ALGJEBRA”.

Përderisa disa nxënës mund të kenë probleme me të kuptuarit e kësaj lënde, zbulimi i saj mund të thuhet se ishte kontributi më i madh i viteve të arta islame në botën moderne. Ishte zhvilluar nga matematikani dhe shkencëtari i njohur, Muhammad bin Musa al-Khawarizmi, i cili jetoi nga viti 780 deri 850 në Persi dhe Irak. Në një libër monumental, Al-Kitãb al-mukhta ar fi isãb al-jabr wa-l-muqãbala (Përmbledhje llogaritjesh nga plotësimet dhe balancimet), ai vendosi principet bazë të ekuacioneve algjebrike. Sipas hulumtimeve, emri i librit mban në vetvete fjalën “al-jabr”, që domethënë “përfundim”, nga e cila vjen fjala latine algjebra, transmeton Telegrafi. Në libër, al-Khawarizmi sqaron si të përdoren ekuacionet algjebrike me variabla të panjohura për të zgjidhur problemet e botës reale si kalkulimi i zekatit dhe ndarja e trashëgimisë. Një aspekt unik për zhvillimin e algjebrës ishte dëshira për të kakuluar llogaritë e dala nga ligji islamik pa përdorur kalkulator dhe kompjuter. Pa punën e tij në zhvillimin e algjebrës, aplikacionet moderne të algjebrës dhe matematikës, si inxhinieringu, nuk do të ishin të mundshme. Punimet e tija shkencore u përdorën si libra matematike në universitetet evropiane edhe qindra vite pas vdekjes së tij.