Të abuzosh në emër të Zotit! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Të jesh me të drejtën e të thuash të drejtën është detyrë e shenjtë kushdoqoftë ekzekutuesi e si pasojë i ekzekutuari  i saj. Për këtë arsye  dhe porosia vjen “Thuaje të vërtetën edhe nëse është kundër teje apo e hidhur “. Njeriu drejt këtij principi duhet të jetë i prirur në përgjithësi.

Në fakt ky si princip është dhe misioni i medias në të gjitha shtrirjet dhe gamën e saj. Mediat ndonjëherë e përçojnë misionin e tyrë të sensibilizimit pozitiv të masave dhe kjo është për tu inkurajuar,  pavarësisht se në tërësi janë në funksion të interesave të caktuara.

Kam për qëllim diskriminimin e rasteve që jo rrallë herë që po paraqiten si “dora e shenjtë e Zotit” apo “bamirësit” apo “shëruesit” apo “hoxhallarët” apo “mikserët e feve” apo “orakujt” e fatit a horoskopit vlen këtu për tu theksuar si rasti i “profetëve” që profetizojnë me sy hapur nën rrezet shpuese të diellit , ku normalisht vapa lë pasojat e saj, po mos të harrojmë se ka dhe viktima po që fatmirësisht janë pak.

Të merresh më kurimin e njerëzve, jo shërimin sepse ka dallim ndërmjet të dyjave është detyra më e fisme që mund të bëjë njeriu siç thuhet dhe nga Profeti i Islamit “Njerëzit janë të afërmit dhe familja  e Zotit e më i miri te Zoti është ai që është më i dobishmi te të afërmit e familja e Zotit”.

Siç ka nxitur për hulumtim dhe studim për gjetjen e preaturave kryerjen e eksperimenteve dhe daljen në rezultate të prekshme për të ruajtur dhe për tu përkujdesur për gjënë më të shtrënjtë jetën ose reabilitimin e saj, për ta jetuar atë sa më komod të jetë e mundur.

Prej formave të kurimit të sëmundjeve sidomos në momentin që dhe shkenca dhe mjeksia dështon është kurimi me yshtje dhe këtë fakt e gjejmë në Kur’an apo traditën profetike. Proçesi i manipulimit të masave gjithashtu “monopolizimit“ të fesë në duar jo të ndershme janë shoqëruar jo rrallë herë gjatë gjithë historisë së fesë dhe besimit ndër shekuj.

Për këtë arsye ia vlen për tu inkurajuar çdo diskriminim i këtyre njerëzve madje të denoncohen sidomos kur bëhen shkak për humbjet e jetëve të njerëzve, gjë të cilën Zoti e ka shenjtëruar. Të abuzosh me besimin dhe me hallet e njerëzve është krim në të gjitha kuptimet që duhet të mbartë kjo fjalë.

Padyshim se në raste të tilla ka dhe ekzagjerime, por normalisht ndodh që me të keqin nganjëherë rrezikon edhe i ”miri’, gjëra që ndodhin, dua të theksoj se disa prej rasteve të paraqitura ishin konform rregullave fetare, po sigurisht shumë pak. Përpara se të japim një ide mbi zgjidhjen duhet të meremi për pak çaste me shkaqet që çojnë  deri këtu;

1. Mosnjohja e trajtesave korrekte të orientimit të shkencave fetare.
2. Injorimi i shkencës dhe mjeksisë që normalisht në të tilla raste ka rol të pamohueshëm.
3. Mungesa e një institucioni serioz që të klasifikojë mashtruesit nga të vërtetët në bazë të kritereve  dhe standarteve.
4. Prirja e njerëzve për shërim mrekullor ose dhënia e tyre pas “mrekullive” ose botës metafizike dhe për ta thënë shkurt dhe mosbesimi në vetvete, pra varja e shpresave te njerëzit e ”mirë“.
5. Dikush mund të numërojë më shumë po këto janë si më të rëndësishmet.

Kurimi i këtij rreziku që në vetvete disa herë kthehet dhe në krim është ndërgjëgjësimi, leximi, studimi, i cili do të na garantojë dritë të qartë për të dalluar të vërtetët nga mashtruesit në këtë mjëgullnajë paqartësie dhe stresi njëkohësisht. Madje ky është dhe urdhëri i parë i librit të shënjtë; ”Lexo!”. Nuk e dimë se sa jemi ne, një popull që lexojmë e si pasojë lehtë të manipulueshëm.

Në shumë raste gjëjmë se këta “njerëz të Zotit” janë tepër injorantë për efektet e shkencës apo kurimit mjeksor sepse çdo gjë e komentojnë me magji, mësysh, përfolje, të bërë, nazar etj, etj  prej termave të përdorur prej tyre.

Siptomat e magjisë mësyshit janë lehtësisht të përcaktueshme po në shumë raste shumë probleme nervore ose dëmtime të sisitemit nervor ose parregullsi në të ose gjëndjet e stresit  dhe depresionit japin shfaqje ose shenja të tilla.

Në momentin që institucionet përfaqësuese  dhe që kanë marrë përsipër orientimin e njerëzve drejt rrugës se Zotit nuk kanë ngritur organe hetimore ose çertifikuese për këto “njerëz të Zotit” në tokë, ata abuzojnë sepse heshtja ndaj të keqes është miratim indirekt i saj.

Shpresojmë që këto raste të dënoncuara të kenë shërbyer për tu sensibilizuar shoqëria ndaj këtij problemi kaq serioz, ku dua të theksoj edhe njëherë se ka prej tyre që veprojnë drejt.

Normalisht këta njerëz është mirë të përballen në debate publike me mjekë specialistë analistë dhe teologë të mirëfilltë.
Shprësojmë ….