Si i trajtojnë muslimanët të moshuarit?

Në Botën Islame rrallë gjenden azile pleqsh. Kujdesi i mbajtjes së prindërve në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre është konsideruar nga Islami si nder dhe mundësi për arritjen e shpërblimit. Në Islam nuk është e mjaftueshme që personi vetëm të lutet për prindërit, por njëkohësisht duhet të sillet me dashamirësi me ta, duke kujtuar kujdesin që i kanë kushtuar prindërit kur ai ishte i vogël. Nënat nderohen dhe respektohen në mënyrë të veçantë. Në Islam, shërbimi ndaj prindërve është detyrë dhe ata kanë të drejtë ta presin këtë. Nuk lejohet shprehja e iritimit ndaj të moshuarve kur sëmuren, apo kur janë në moshë të shtyrë. Zoti thotë: Zoti juaj ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni zot tjetër veç Tij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as Ufff e as mos u bëj i vrazhdë, por thuaju fjalë të mira e të buta. Ji i përulur e i mëshirshëm me ta dhe thuaj: “Zoti im, mëshiroi ata të dy, ashtu siç më edukuan mua kur isha i vogël.” (17:23–24)