Shteti e la në mëshirë të fatit, ikonës së humorit shqipëtar i vjen ndihma në shtrat

Aktori i njohur i humorit shkodran, Besnik Çinari pësoi një atak kardiak, prej të cilit fatmirësisht shpëtoi.

Por gjendja e tij është e rënduar, pasi “Mjeshtri i Madh” ka bërë një ndërhyrje pas problemeve që pati me zemrën. Çinari ndodhet i shtruar në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme kolegia e tij,  ikona tjetër e humorit shkodran, Zyliha Miloti, zbuloi një fakt të trishtë. Shteti e vlerëson atë vetëm me 20 mijë lekë.

“Është fatkeqësi se është i vetmi aktor që ka ndenjur në Shkodër. Është aktor dhe njeri i mirë. U lodh, u lodh shumë. E mira do të kishte qenë, që ta çonin me helikopter jo me makinë për gati dy orë. Është personalitet. Është artist i madh i Shkodrës, ai ka mbetur i vetëm. Me një pagesë shumë të vogël, një gjendje që është turp i madh. Është mjeshtër i madh, me titull me një rrogë rreth 200 mijë lekë. Këto punë kështu kanë shkuar”, tha dje për mediat Miloti.

Ndërkohë, nisur nga ky fakt gazetari Dëfrim Methasani bëri një apel për ndihmë në rrjetin spcial facebook, që kushto të mund të kontribuojë për artistin shkodran dhe përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Thirrjes së tij i është përgjigjur imami Ahmed Kalaja, i cili ka ofruar ndihmën e tij ekonomike për Besnik Çinarin.

Vërtet Facebook është kthyer në një media sociale shumë e rëndësishme. I emocionuar nga postimi që bëra dje për aktorin, humoristin dhe artistin shkodran Besnik Çinari, ky njeri fisnik dhe humanist që quhet Ahmed Kalaja, më telefonoi dhe erdhi për të kontribuar për jetën e një njeriu artist dhe artisti njeri. Zoti ta shpërbleftë miku im. Duhet përmendur fakti që deri tani stafi i kardiokirurgjisë në QSUT ka bërë maksimumin për shërimin e tij”, informon Dëfrim Methasani.

Për katër ditë më radhë, Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ në premierën  “Humor me Shkollë të Mesme” . Benisk Çinari do të mungojë edhe në festimet e 60-vjetorit të krijimit të estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”.