Sekreti udhëzimit

Sekreti udhëzimit

“Udhëzona në rrugën e drejtë”
(Kur’an 4:68).
Lumturia e atij që ndjek rrugën e drejtë shihet në qetësimin shpirtëror të tij dhe në optimizmin e tij. Ky besimtar është i sigurtë e i qetë për të ardhmen e tij, banon në premtimet e Zotit, i kënaqur me atë që i është caktuar dhe shumë i bindur se beson një Zot që e udhëzon dhe e ndihmon në këtë rrugë, e i Cili nuk gabon dhe është I Përkryer në fjalët dhe caktimet e Tij. Zotin s’mund ta prngojë askush në dëshirat e vendimet e Tij.
“Ai (njeri) ka shoqërues një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e Allahut e ruajnë atë” (Kur’an 13:11).
Kështu besimtari në këtë rrugë të drejtë gjen lumturinë sepse ai e di që është rob i Zotit, përpara vetes ka shëmbëlltyrën e Pejgamberit [s.a.v.s] me vete mban Kur’anin e shenjtë, zemrën e ka të ndriçuar, rrugës e shoqëron udhërrëfyesi dhe ai në fund do të dalë në kënaqësinë dhe lumturinë e përjetshme – në Xhennetin e përgatitur për të.
“Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robërit e Tij” (Kur’an 6:88).
Në fakt në këtë rrugë janë dy shtigje: ai abstrakt dhe ai konkret. Rruga abstrakte është udhëzimi dhe Imani, kurse konkrete është rruga (ura) që do të jetë mbi Xhehenem. Rruga (ura) e Imanit në këtë botë kalimtare është ndërtuar me shtylla epshore, kurse rruga (ura) mbi Xhehenem është ndërtuar me shtylla të katranit që djeg. Andaj, ai që kalon këtë rrugë me Imanin e tij do ta kalojë atë të botës tjetër në shpejtësi që varet nga bindja. Kështu, nëse robi udhëzohet në rrugën e drejtë jeton në lumturi dhe larg mërzitjeve dhe depresionit.