Qendra e lumturisë

Begatia më e madhe dhe e pazëvendësueshme është kur di të fusësh lumturi e qetësi në zemrën tënde, ngase një zemër e qetë dhe e gëzuar mban fryte të paluhatshme, prodhon vepra të lëvduara, dhe mbron shpirtin nga pasiviteti. Është thënë se: lumturia është art që mësohet, e kush di si ta tërheqë dhe të arrije tek ajo, e ka marrë dobinë prej periudhave të kohës dhe drejtimit të jetës, si dhe të gjitha begatitë që i ka në dorë dhe pas dore. Rrënja e lumturisë është qëndrueshmëria e fortë, që nuk Iuhatet nga vështirësitë e as lëviz nga ngjarjet. Ajo nuk shqetësohet për të kotat, dhe sipas fuqisë së zemrës e pastërtisë së saj shkëlqen shpirti.
Në të vërtetë, valët e jetës, dobësia e forcës dhe frika e shpirtit, janë shkaqe për pikëllimin, mërzinë dhe dëshpërimin, e atij që ia mësoi vetes durimin dhe forcën iu lehtësuan shqetësimet dhe iu
pakësuan turbullirat. Armiqtë më të mëdhenj që rrinë gati mbi lumturinë dhe gëzimin janë shqetësimet, shikimet sipërfaqësore dhe kujdesja vetëm mbi veten, duke harruar botën dhe gjithë ç’ka në të. Allahu [xh.sh.] i përshkruan armiqtë e Tij: “Kurse njërin grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes” (Kur’an 3:154) Sikurse këta të pagdhendur e shohin globin tokësor në vetet
e tyre, nuk mendojnë për të tjerët, nuk jetojnë për të tjerët, e as nuk interesohen për ta. Është detyra ime dhe e jotja që ndonjëherë të largohemi më larg vetes, e të vështrojmë përqark… të angazhohemi edhe me zgjidhjen e çështjeve të njerëzve në nevojë, të largohemi që t’i harrojmë plagët. Në këtë rast bëjmë dy të mira: lumturinë e vetvetes dhe lumturinë e të tjerëve. Detyra e artit të lumturisë është të frenojë mendimet e tua dhe t’i mbrojë ato, që të mos shkapërderdhen sepse nëse i lëshon mendimet e tua e s’i frenon, ato e kalojnë kufirin dhe e humbin drejtimin shpejt. Pastaj të rikthejnë kasetën e pikëllimeve dhe vajtimeve, ta çelin
librin e dhimbjeve që ta lexosh jetën që kur të ka lindur nëna. Nëse mendimet shpërndahen në fushën pa skaj, ato shpejt ta rikthejnë të kaluarën e plagosur dhe të ardhmen ta bëjnë të frikshme, të bëjnë të rënqethesh i tëri, të dridhin e të djegin thellë në shpirt, dhe ta këpusin litarin e fortë të përqendurar në vepër të frytshme e të dobishme. “Ti mbështetju Atij, të Përjetshmit që nuk vdes kurrë” (Kur’an 25:57). Jepja jetës vlerën që i takon dhe ki kujdes, kënaqësia e shkurtër mos të të mashtrojë, jeta e kësaj bote s’është tjetër pos lojë e
dëfrim dhe nga ti s’meriton tjetër pos një kundërshtimii të fortë. Si mund të jepesh pas kësaj që mashtron e të tradhton?! Të pikëllohesh mbas asaj që duke të gënjyer t’i merr ato! Jeta e kësaj
bote s’është e pastër, por e turbullt, bubullima e saj dhe vetëtima janë të kaluara, premtimet e saja janë si kopshtet në shkretëtirë, i linduri i saj në fund humbet, zotëriu i saj në fund mbetet syhapur pas saj, por ajo s’ia kthen më sytë! I pasuri i saj kërcënohet dhe i dashuri i saj ndahet me shpatën tradhtuese të saj. O bijtë e mi që banoni në këto shtëpia Në fund korbi i zi me zërin e tij, do të vajtojë mbi këto çatia. Vajtojmë për këtë dynja, që s’la zemra të bashkuara, pa ndarë! Ku janë të parët tanë, mbretërit e fuqishëm? As ata nuk mbeten gjallë, as pasuria që kishin. Secilit që jeta ia ngushtoi këtë hapësirë Udhëtoi e në fund shkoi në varr me dhe të nxirë. Si memecë rrinë të shtrirë, kur emrat iu thirren Sikur s’e dinë se është radha e tyre dhe duhet të përgjigjen. Jeta e kësaj dynjaje, mbetet ashtu siç ishte për të parët. Dhe do të qëndrojë pa fije ndryshimi, deri në Ditën e Gjykimit.

Poezia e dytë
Vendimi i vdekjes mbi të gjallët rrjedh pandërprerë
Ndaj kjo dynja s’është shtëpi e përherë, sot a nesër, i mbyll sytë, pra ndahu prej saj me fytyrë të bardhë e nder. Sot ky njeri të jep lajm për tjetrin Pas pak e lëshon edhe atë toka, e bëhet me të vdekurit. Kjo dynja u vulos të mbetet e turbulluar
E ti dëshiron ta pastrosh nga njollat e ta lësh të kulluar. Njeriu – ngarkuesi i ditëve, ecën kundër saj
Dëshiron nën ujë mbi dorë, copë prushi të mbajë. Jeta është gjumë, që sytë t’i kaplon E vdekja shkundje, që nga gjumi të zgjon. Shpejto me vrap të rëndësishmet t’i plotësosh Se jeta jote është një zero, që ditët me të i rrethon. Veproni me vrap në rini, kur keni fuqi dhe nga çdo pengesë jeni të liruar Mos e lini kohën boshe, se e keni të huazuar. S’është koha shoku juaj përjetë  Zakoni i saj është të jetë armik i vërtetë. E vërteta e padyshimtë është se ti nuk mund ta heqësh e ta tresësh nga jeta gjurmën e pikëllimit, se ajo kështu u krijua dhe e njëjtë do mbetet, “Vërtetë, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme (Kur’an 90:3)

“Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta s’provuar” (Kur’an 76:2)

“Për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë (Kur’an 67:2)

Por prej teje kërkohet që të lehtësosh peshën e brengosjeve nga të këqijat, kurse këputja përfundimtare e vargonjve të pikëllimit do të jetë në kopshtet e begatshme të Xhennetit. Banuesit
e tyre do të thonë: Falenderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat” (Kur’an 35:34).

Ky është argumenti më i fortë që të vërteton se në këtë botë s’gjendet rrugëdalje pët t’u ikur prekjeve shpirtërore, që i shkakton brengosja e tepërt, ashtu siç nuk zhduket xhelozia dhe urrejtja, përveç se në Xhennet.

“Nga zemrat e tyre kemi hequr çdo gjë që ishte krijuar nga urejtja” (Kur’an 7:43)

Pasi nëpërmjet këtyre rreshtave pamë dhe kuptuam se ç’është jeta e kësaj bote, atëherë më mirë për ty është të mos e ndihmosh atë kundër teje, duke iu dorëzuar në valët e turbullta
të mjerimeve e pikëllimeve të paskajshme. Përkundrazi, ti mbrohu me tërë fuqinë që ke para këtyre vërshimeve të frikshme. E ju përgatituni sa të keni mundësi, forcë e kuaj të caktuar për betejë kundër tyre; ta frikësoni armikun e Allahut dhe armikun tuaj” (Kur’an 8:60);

“Dhe për atë që i goditi në rrugën e Allahut, ata nuk u dobësuan e as nuk u përulën” (Kur’an 3:146).