Përse Isai a.s. do të falet pas Imam Mehdiut?

Imam Mehdiu do të jetë prijësi I përgjithshëm, saqë edhe Isai do ta pasoje atë:

Xhabiri ( Allahu qoftë i kënaqur më të) ka thënë: “I dërguari i Allahut ( salallahu alejhi ëe selem) tha: “Isai do të zbres dhe udhëheqësi Mehdi do ti thotë: “Eja na udhëhiq në namaz”, por ai do ti thotë:”Jo, ata duhet ti udhëheq dikush nga ju si nder që i ka bërë Allahu këtij umeti.”

Ndërsa në versionin e transmetuar nga Muslimi thuhet: “…pastaj do të zbres Isai, i biri i Mejremës dhe udhëheqësi i tyre do ti thotë: “eja na udhëheq në namaz”, por ai do të thotë:”Jo, disa nga ju janë udhëheqës mbi të tjerë si nder nga Allahu për këtë umet.” (Transmeton Muslimi , 225)

-Transmeton Said el Hudriu nga i dërguari i Allahut ( salallahu alejhi ëe selem) se ai ka thënë: “Ai është prej nesh, pas të cilit Isai, i biri i Mejremës do të falet.” (Transmeton Ebi Naim Akhabar el Mehdi. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih, shiko : el-Xhami el-Saghir, 5/219, hadithi 5796).

-Transmetohet nga Ebu Seid El Hudri, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Ai, pas të cilit do të falet Isai, i biri i Merjemes, është prej nesh.” (Transmeton Ebu Nuajmi në ”Lajmet rreth Mehdiut”, sikurse tregon Sujuti në ”El Haui”, 2/64 duke e vlerësuar si të dobët. Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se ky hadith është i saktë).

-Shejh Jusuf El Uabil, kur sqaron mbi hadithet që flasin mbi Imam Mehdiun, thotë: ”Këto hadithe të transmetuara në dy sahihët dëshmojnë për dy gjëra: E para: Kur Isai, i biri i Merjemes të zbresë prej qiellit, prijësi i muslimanëve do të jetë një burrë prej tyre.

E dyta: Prezenca e këtij prijësi në kohën e faljes (namazit), dalja e tij si prijës i muslimanëve në falje (namaz) dhe kërkesa e tij ndaj Isait, të birit të Merjemes kur ai zbretë nga qielli që t’u prijë muslimanëve në falje (namaz), të gjitha këto tregojnë se ky prijës është vepërmirë dhe i udhëzuar.

Këto hadithe, edhe pse emri i Mehdiut nuk përmendet tekstualisht, tregojnë cilësi të një burri vepërmirë, që u prinë muslimanëve në atë kohë.
Këto hadithe të përmendura në dy sahihët janë shpjeguar dhe janë qartësuar nga hadithe të tjera të transmetuara në suneve dhe musnede, të cilat tregojnë se ky burrë vepërmirë quhet Muhamed, i biri i Abdullahut dhe i thuhet Mehdi, sepse hadithet shpjegojnë njëri-tjetrin.

Këtë fakt e vërteton edhe hadithi i El Harith Ibn Ebu Usame në Musnedin e tij, transmetuar nga Xhabiri, ku i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: ”Kur zbretë Isai, i biri i Merjemes, prijësi i tyre Mehdiu thotë…”
Ky hadith tregon se prijësi i përmendur në sahihun e Muslimit, i cili kërkon prej Isait të birit të Merjemes, që t’u prijë muslimanëve në falje (namaz) quhet Mehdi.” (”Eshratu Es-Sa’ati”, fq.159).

-Hafiz Ebu’l-Hasan el-Abiri ka thënë: ”Hadithet Mutewatir të transmetuara nga i dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem dhe që e përshkruajnë Mehdiun janë të shumta. Ato tregojnë se Mehdiu do të jetë nga familja e pejgamberit, se do të sundoj shtatë vite, se do ta mbush token me drejtësi, se Isai, i biri i Mejremës do të shfaqet dhe do ta ndihmojë ta vras Dexhallin, dhe se ai do ti prij umetit në namaz dhe se Isai, alejhi selam do të falet pas tij.”