NËSE SHIHET NË ËNDËRR LAKURIQESIA DHE ZBULIMI I VENDEVE TE TURPSHME

Nëse dikush sheh në ëndërr se është i zhveshur, se turpërohet nga njerëzrt dhe u kërkon atyre diçka për t’u mbuluar, atëherë kjo komentohet se ai do të nxjerrë dhe do të zbulojë fshehtësitë e veta. Por nëse s’turpërohet dhe nuk u kërkon diçka për t’u mbuluar, kjo komentohet se ai do të nxjerrë dhe do të zbulojë mirësitë. E, nëse dikush e sheh veten e vet të zhveshur, ndërsa vendet e turpshme i ka të mbuluara dhe nuk është njeri keqbërës, kjo komentohet si falje, ndjesë dhe fitore. Por nëse nuk është i tillë, atëherë kjo nuk është gjë e lavdëruar. Gjithashtu, thuhet se kush sheh se ka hequr rrobat e veta dhe trupi i është zbuluar, atij do t’i shfaqet një armik dinak, i cili nuk e zbulon armiqësinë, por shfaq dashuri ndaj tij,. Nëse dikush e sheh veten duke vrapuar i zhveshur, kjo komentohet se atij do t’i bëhet ndonjë akuzë, por është i pafajshëm, duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar;
“O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e Allahu e pastroi atë nga ajo që i thane. Ai tek Allahu ishte me famë.” (Ahzab, 69) Veshja e mesteve gjatë dimrit komentohet si mirësi e begati, ndërsa gjatë verës si pikëllim dhe brengosje. Veshja e këpucëve dhe e sandaleve (opingave, nallaneve) komentohet si udhëtim. Nëse ndahet ose këputet diçka prej tyre, kjo komentohet se ai njeri do të qëndrojë në vendin e vet me vetëdëshirë. Heqja e këpucëve komentohet si siguri dhe arritje e të udhëhequrit, duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar “Vërtet, unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.” (Taha, 12). Gjithashtu, thuhet se ecja me to komentohet si udhëtim në respekt ndaj Allahut të Madhëruar. Kush sheh në ëndërr se po ngre tendë (çadër), ose se të tjerët po i ngrenë tendë atij dhe ai qëndron i ulur në të dhe ky njeri që sheh ëndrrën është i fuqishëm e ka autoritet, atëherë kjo komentohet se ai do të arrijë pushtet dhe pasuri. Nëse është tregtar* do të fitojë nga udhëtimi i tij pasuri dhe autoritet (pozitë). Këse nuk është nga ata që përmendëm, atëherë komentohet si pikëllim dhe brengosje. Kush sheh se po flet në minher për diçka që nuk i ka hrje dhe nuk i takon, atë do ta godasë ndonjë fatkeqësi, ose do të bëjë ndonjë mëkat. Por nëse flet atë që i ka hije, kjo komentohet si begati dhe mirësi. Nëse dikush sheh se i është shtrirë një qellim i ri dhe i gjerë, kjo komentohet se atij në këtë botë do t*i zgjatet jeta e do t’i shtohet furnizmimi (risku).

Komentimi i Ëndrrave Autor: HUSEJN ES-SERRAXH