NËSE SHIHET NË ËNDËRR FLETË OSE LETRA

Fletët komentohen në disa forma. Thuhet se fletët për njerëzit e mirë aludojnë dituri dhe njohuri, kurse për të këqijtë të kundërtën. Ebu Seid Etvaidhi thotë se kush sheh se i është dhënë nga dikush letër, ajo aludon se ai person do të përmbushë atë çështje që i është kërkuar. Thuhet se nëse dikush sheh në ëndërr se i është dhënë letër e bardhë, ajo aludon se ai do të marrë pasuri dhe ndoshta aludon edhe moskryerjen e ndonjë obligimi nga ana e tij.Thuhet se letra komentohet si letër, bazuar në vetë emrin e saj.Kurse ajo që dëshmon në të si argumente, ligjërata, akt marrëveshje, lista, betime dhe të ngjashme me to. Thuhet se kush sheh në ëndërr se i është shkruar diçka nga ato që përmendëm më lart, ajo aludon diçka më të mirë se ajo që është shkruar. Thuhet gjithashtu se nëse et ndonjë vërtetim, ai komentohet në tri forma për atë që i është shkruar, bindje ndaj Allahut subhanehu ue teala, bindje ndaj urdhrit të Tij dhe mbështetje te dikush.