NESE SHIHET NE ENDER LEKUNDJET

Këto komentohen në disa forma. Nëse dikush sheh në ëndërr se qielli lëkundet, kjo komentohet si padrejtësi, joshje e prishje në atë vend. Nëse dikush sheh se po lëkundet toka, kjo komentohet se banorët e atij vendi do t’i kaplojë ndonjë sëmundje, varësisht nga madhësia e lëkundjes së tokës.

Nëse shihet në ëndërr se lëkundet mali, kjo komentohet si goditje nga fatkeqësitë dhe nga vështirësitë për mbretin e atij vendi, varësisht nga madhësia e lëkundjes së malit. Nëse shihet në ëndërr se shtatë qiejt lëkunden, kjo komentohet si zbritje e dënimit dhe e hidhërimit të Allahut të Lartësuar mbi banorët e atij vendbanimi për shkak të mëkateve të tyre.

Komentimi i Ëndrrave Autor: HUSEJN ES-SERRAXH