Ndalu pak me mua

Mos u trishto, nëse je i varfër të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe, nëse s’ke mjet transporti dikush nuk ka as këmbë. Nëse ankohesh nga një dhimbje, shih të tjerët që janë të lidhur mbi krevate me vite të tëra. Nëse ke humbur një fëmijë s’e sheh më, të tjerët prej një aksidenti humbën tërë familjen. Mos u pikëllo, se ti deklaron dhe beson Allahun [xh.sh.] , beson në të Dërguarin e Tij [s.a.v.s.], në melekët e Tij, në Ditën e Gjykimit, dhe e di se e mira dhe e keqja vijnë nga Allahu i Madhëruar.

Vendimit të Tij s ka kush i del para, por ç thua për ateistët që mohuan ekzistencën e Krijuesit, hodhën gënjeshtra dhe përgënjeshtruan të dërguarit, ndryshuan tekstet e librave të shenjtë të tyre, mohuan Ditën e Gjykimit dhe kundërshtuan vendimin e caktimin e fuqisë së Allahut [xh.sh.] Mos u brengos: Nëse ke gabuar pendohu, nëse i bëre ndokujt keq a padrejtësi, kërkoji falje Allahut dhe robit që ia bëre atë të keqe. Mëshira e Allahut xh.sh është shumë e gjërë, dera e pendimit ende rri e hapur, të pret ty, sepse ajo të pranohet, me lejen e Allahut. Mos u trishto: Se sistemi yt nervor një ditë prej ditësh do të dëmtohet, që do të sjellë dridhje trupi e lodhje zemre, dhe dyshemeja të bëhet vend lodhjeje.