Mos u trishto, se trishtimi të dobëson fuqinë dhe ta shkatërron trupin

Dr. Alexis Carrel, fitues i Çmimit Nobël në mjekësi, thotë: “Biznesmenët që nuk dinë si t’i përballojnë shqetësimet, vdesin herët.”

Çdo gjë është në caktimin e Allahut [xh.sh.] dhe në caktimin e Tij s’guxon të ndërhyjë askush, por ndoshta kuptimi i thënies së lartëshënuar është se shqetësimi i tepërt shkakton humbje të përditshme dhe e shkatërron përfundimisht njeriun.
Gjithashtu, pikëllimi i tepërt sjell ulçer në stomak. Dr.Joseph F. Mantagno, njëkohësisht edhe autor i librit Problemi i Nervozizmit thekson: “Njeriut nuk i shkakton ulçer ngrënia e ushqimeve, por ajo që e ha atë.” Poeti i madh arab thotë: Streset e shkatërrojnë trupin dhe e hollojnë nga pak Të riut ia zbardhin flokët dhe e shndërrojnë në plak.