MOS PRIT FALENDERIM PREJ ASKUJT.

Allahu i Madhëruar krijoi robërit e Tij për ta adhuruar dhe përkujtuar Atë, e ua dha begatitë për Ta falenderuar, por shumica adhuruan të gabuarën kur shpirtrat ua mbuloj tymi ateist, dhe mohuan përfundimisht qëllimin e qenies së tyre. Ti mos u habit nëse takon kësilloj njerëzish kur të mirën ta kthejnë me të keqe, kur i ndjek dhe t’i harrojnë mirësite që i ke bërë, se ende ekzistojnë zemra që tradhtojnë, e që jo vetëm bëjnë zëvendësimin e të mirës me të keqe, por te konsiderojnë edhe si armikun më të rreptë të tyre. Ata s’e bëjnë këtë për arsye tjetër, por vetëm pse e ofrove të mirën për ta. “ Ata nuk urrejnë për tjetër, pos pse Allahu nga mirësitë e Tij dhe i Dërguari i Tij i begatoi ata” (Kur’an 9:74). Mos shko shumë larg, vetëm përkujto kur nëna rrit një fëmije: ajo e ushqen, e veshmbath, i jep edukatë dhe e mëson, natën e kalon pa gjumë që të flërë fëmija, rri vetë e uritur që të ngopë fëmijën, lodhet që ai të pushojë, e kur ky fëmijë rritet e bëhet i fortë, ia kthen shpinën nënës, harron lodhjet e saja, shkel mundin dhe mohon kujdesin e saj. Ndaj nëse dikush t’i humb vlerat e mirësisë tënde, mos u trishto se ato do t’i gjesh te Ai që s’humbet gjë sado e vogël të jetë. Vepro mirë për të tjerët vetëm për hir të Allahut [xh.sh.] se në cilëndo anë të kthehesh, je fitues. Falenderoje Allahun që je bamirës, e jo i dëmshëm për të tjerët, se dora që jep është më e dobishme se ajo që merr. “Ne po ju ushqejmë vetëm për hir te Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falenderim” (Kur’an 76:9).