Kurani dhe truri

Duke folur për një prej krerëve të idhujtarëve, i cili e ndaloi Muhamedin të falej në Qabe, në Kuran thuhet: “Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim atë prej naasijeh. Nasijeh gënjeshtare dhe mëkatare.” (Kuran, 96: 15-16) Përse Kurani e përshkruan pjesën e përparme të kokës si gënjeshtare e mëkatare? Cila është lidhja midis kësaj pjese, nga njëra anë dhe gënjeshtrës e mëkatit, nga ana tjetër? Po të shikojmë ndërtimin e trurit vëmë re se në këtë vend ndodhet pjesa paraballore e trurit. Çfarë thonë fiziologët për funksionin e kësaj zone? Libri “Bazat e Anatomisë dhe Fiziologjisë” thotë për këtë zonë: “Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodhin në pjesën e përparme të lobeve ballore, në zonën paraballore.” Gjithashtu, libri thotë: “Për shkak se zona paraballore merr pjesë në motivim, mendohet se ajo është qendra përgjegjëse për agresionin …”Regjionet funksionale në hemisferën e majtë të korteksit cerebral. Zona paraballore gjendet në pjesën e përparme të korteksit cerebral (Essentials of Anatomy & Physiology, Seeley and others, f. 210.) Kjo pjesë e trurit pra është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe fillimin e veprimeve të mira apo të këqija, si dhe për thënien e gënjeshtrave apo të vërtetave. Kështu, është mjaft e saktë ta përshkruash pjesën e përparme të kokës, ashtu siç përshkruhet në Kuran si gënjeshtare apo mëkatare, kur dikush gënjen apo bën mëkate.
Sipas Prof. Keith L. Moore ky funksion i zonës paraballore është zbuluar nga shkencëtarët vetëm në gjashtëdhjetë vitet e fundit.