Islami të nxjerr nga errësira në dritë! – Hoxhë Elvis Naçi

Islami nuk ka sot shan e nesër lavdëron, Islami është një.
Islami real është i paqshëm, është i mirë, është i bukur, është i drejtë, është brilant, është perlë, është fisnik, është human, është solidar, është i shkëlqyeshëm rrezaton me çdo kënd përveç atyre që luftojnë muslimanët dhe muslimanet.

Shikoje dhe studioje Kur’anin nga fillimi deri në fund. Vetëm me atë që vjen të ta mari jetën ka raport tjetër, se normalisht ai po vjen të të vrasë ty dhe familjen tënde, nuk ka më vend aty për paqe, apo më godit nga njëra faqe të kthej edhe tjetrën.

Pasha të madhin Zot pas situatës kritike kur tjetri vjen të vrasë, Islami është i shkëlqyeshëm rrezaton, do ta nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë, do ta nxjerrë njerëzimin nga vesi në virtyt, do ta nxjerrë njerëzimin nga injoranca në dituri, do ta nxjerrë njerëzimin nga çdo e keqe te çdo e mirë, do ta lejë tokën Islami në origjinalitetin e saj: “Mos bëni shkatërrime në tokë pasi unë (Allahu) e kam përsosur dhe e kam shkëlqyer tokën.” (Kur’an) pra mos e dëmtoni atë.

Dhe nuk ka gjë të studiuar më të përsosur, më të shkëlqyeshëm dhe dritë të madhe se Islami.
Zoti nëse dëshironte nuk na kishte krijuar fare na kishte shkatërruar në çast. Dhe mençuria Islame të çon që të jetosh në këtë botë me mirësinë që kërkon Zoti.

Hoxhë Elvis Naçi

Kliko këtu për të parë videon