Isai biri i Merjemes dhe Imam Mehdiu

Shumë muslimanë u mbështeten haditheve lidhur me zbritjen e Isait dhe shfaqjen e Mehdiut (alejhima-selam). Ata mendojnë se muslimanët nuk mund të arrijnë lavdinë ose jetesën pa këtë zbritje dhe shfaqje. As Isa (alejhis-selam) e as Mehdiu, i cili do të qëndrojë vetëm tetë vjet në tokë, nuk munden për një kohë kaq të shkurtër që ti nxerrin muslimanët nga kjo dobësi në forcën intelektuale dhe materiale, dhe rezistencën në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë se muslimanët duhet të fillojnë të punojë dhe të përgatiten për ta pritur këtë udhëheqës i cili do tu prijë atyre drejt lumturisë së tyre në të dy jetët. Prandaj, muslimanëve nuk u lejohet që të mbështeten në zbritjen e Isait apo në shfaqjen e Mehdiut. Ata janë të detyruar që t’ua hapin rrugën atyre.

Ne po e shohim se ka shumë lëvizje dhe grupe islame të cilat janë duke punuar, por ato nuk janë të udhëzuar. Para së gjithash ata nuk ua mësojnë muslimanëve Islamin e vërtetë. Së dyti, ata nuk i edukojnë muslimanët sipas këtij Islami të vërtetë. Kush do ta bëjë këtë? Rruga duhet hapur për këtë udhëheqje, do të thotë për udhëheqjen e Isait dhe të Mehdiut.

Nga të gjitha këto mendime dhe besime që rrjedhin nga tekstet e përgjithshme dhe specifike të Sheriatit, ne e kuptojmë se muslimanët gjithmonë duhet të punojnë pa u mbështetur në shfaqjen e Mehdiut apo në zbritjen e Isaut (alejhis-selam). Kjo vlenë veçanërisht duke pasur parasyshë se jehudët e kanë okupuar Palestinën. Kur të vijë Dexhalli me 70.000 jehudë të veshur me kapela, Isai vetëm se do jetë në Jeruzalem!. Si arriti Isai në Palestinë kur jehudët e sotëm janë aty dhe me fanatizëm e mbajnë atë vend, duke vonuar dhe shtyrë gjërat që ju i dëgjoni në të ashtuquajturën marrëveshja e paqes? Pra, ne duhet të veprojmë. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

وَقُلِاعْمَلُواْفَسَيَرَىاللّهُعَمَلَكُمْوَرَسُولُهُوَالْمُؤْمِنُونَ

”Dhe thuaj: ”Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët.” 1

Zbritja e Isaitalejhi-selam është pra e vërtetë, por kur ai zbret do ta bëjë atë në mesin e muslimanëve të cilët janë në gjendje që ta pranojnë udhëheqjen e Isait alejhi-selam dhe Mehdiut. Me siguri ju e dini se ata do të takohen në Damask dhe se Isai alejhis-selamdo të falet pas Mehdiut. Mehdiu do të dëshirojë që ta lerë atë të udhëheq namazin ndërsa Isai thotë:

”Jo. Është një nderë nga Allahu për këtë umet.”

Domethënë për umetin e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Isai do të refuzojë që të udhëheqë namazin dhe në vend të kësaj falet pas Mehdiut. Ata pra do të udhëheqin muslimanët. Cilët muslimanë? Muslimanët e Damaskut, që shumica e hoxhallarëve të Damaskut sot bëjnë hipokrizi para pushtetarit atje? A janë që do të veprojnë dhe do ta mbështesin Isain dhe Mehdiun? Jo. Gjendja do të jetë krejtësisht ndryshe në botën islame për këta dy liderë, Isai dhe Mehdiu do t’u prijnë muslimanëve në luftën kundër të gjithë jobesimtarëve dhe jo vetëm kundër jehudëve. Në kohën e Isait vetëm Islami do të ekzistojë në tokë dhe në këtë mënyrë fjala e Allahut do të përmbushet:

هُوَالَّذِيأَرْسَلَرَسُولَهُبِالْهُدَىوَدِينِالْحَقِّلِيُظْهِرَهُعَلَىالدِّينِكُلِّهِوَلَوْكَرِهَالْمُشْرِكُونَ

”Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.” 2

Së fundi, unë theksoj tërë këtë me fjalët e Zotit të njerëzimit:

وَقُلِاعْمَلُواْفَسَيَرَىاللّهُعَمَلَكُمْوَرَسُولُهُوَالْمُؤْمِنُونَ

”Dhe thuaj: ”Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët. 3