IMANI ËSHTË JETA.

ITë palumturit me kuptimin e vërtetë të palumturisë janë ata që kanë bankrotuar nga depot e imanit dhe nga ekuilibri i bindjes. Prandaj të tillët gjithmonë i shoqëron e keqja, zemërimi dhe ndihen të pavlerë. “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë” (Kur’an 20:124). S’ka gjë që e gëzon shpirtin, që e edukon dhe e pastron atë, e që e bën në hare, dhe s’ka gjë tjetër që ia largon shqetësimet, pikëllimet dhe brengosjet përpos besimit në ekzistencën e Allahut, Zotit të botërave. Ndaj, ta dish vëlla, se nuk e gjen dot lumturinë në këtë jetë nëse s’ke besimin. E vetmja rrugë e ateistëve, nëse s’binden në besimin e vërtetë është vetëvrasja. Ata e mbysin veten që të shporren e të zhduken nga prangat e hekurta të këtij burgu të zi. Ah, sa e mërzitshme është jeta pa besim. Të bën të vrasësh veten! Ah, sa mallkim i gjatë është ky që zbret ngadalë mbi ata që në tokë jetojnë jashtë programit të Allahut [xh.sh.] “Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (larg besimit) ashtu sikundër s’e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë dhe i lëmë të bredhin të hutuar në mashtrimin e tyre” (Kur’an 6:110). Erdhi koha kur e gjithë bota njerëzore të bindet dhe të besojë të vërtetën e pamohuar, deshën apo s’deshën të pranojnë, ata e dinë në brendësitë e tyre se Allahu është Një i Vetmi dhe përveç Tij tjetër s’ka. Pasi që kaloi një kohë shumë e gjatë, truri i njeriut erdhi në përfundimin se idhujt dhe putat janë kotësira, se ateistët janë të mallkuar e jashtë rrahmetit të Allahut [xh.sh.], se të devijuarit janë ata që mbjellin gënjeshtra të kulluara, dhe se të dërguarit qenë besnikë ndaj misionit të tyre. Mbizotërimin e Tij mbi gjithësinë s’duhet ta mohojë kush, Ai është i madhëruar, në dorën e fuqisë sē Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. Pra, nga besimi që ke varet fuqia dhe dobësia jote, lumturia, qetësimi dhe siguria e shpirtit tënd. “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar(e), Ne do t’i japim atij/asaj një jetë të mirë (në këtë botë) e (në botën tjetër) do u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre” (Kur’an 16:97). Pra, këta kanë jetë të lumtur pa brenga dhe shqetësime, se në zemrat e tyre flenë besimi i pastër, dashuria e Allahut rri e gjalle nëpër damarët e tyre dhe duke depërtuar rrjedhshëm pastron ndërgjegjen nga gjembat e mendimeve të kota që mund t’u shfaqen. Qëndrojnë gjakftohtë përpara rasteve dhe ndodhirave shumë të qetë i presin caktimet e Allahut [xh.sh.] dhe vendimet e Tij është shumë absurde ta kundërshtojnë. Këta janë kështu ngase qenë të kënaqur që Allahu të jetë Zot i tyre, Islami fe e tyre, Muhamedi lajmëtar dhe i Dërguari i tyre.