Futja në parajsë xhenet – Përshtati: Ahmed Kalaja

Në këto kohëra ku vihet re më së shumti prirja, per të mos thënë babëzia lidhur me pasuritë, pangiopsitë e njerëzve, në ketë kohë ku shikohet qartë tendenca e njeriut për të ecur e ngjitur lart, për të korrur shumë edhe pse ka mbjellur fare pak, çuditemi me shtepitë e tyre tek ngrihen lart e më lart. Shtepia është ajo banesa jonë ku ne strukemi ku bën ftohtë apo edhe shumë ngrohtë, atje gjejmë freskinë e veres, por edhe zjarrin e ngrohtë në dimër, shtëpia,ku rrimë e jetojmë. Sa shumë jemi të lidhur me të, dhe të gjithë e kemi venë re këtë mundësiht para ketij momenti që po flasim sot. Po vallë për nëj shtëpi tjetër a keni menduar , si do e donit, cfarë do blinit për të, si do e arredonit dhe pikë së pari a do e kishit një të tillë ashtu të mirë të papërshkrueshme nëse gjatë gjithë jetës suaj nuk do e kerkonit nepërmjet duave , namazit, agjerimit, haxhit tuaj e çdo gjeje që ju lidh me dhuruesin e Drejtë?
Një shëtitje e shkurtër në Xhennet.
Normalisht, sado që të mundohet njeriu më një hutbe xhumaje, sado që të mundohët njeriu me një libër, sado që të mundohet me ligjërata dhe referate fetare nuk mund t’ia jape Xhennetit të Zotit xh.sh. vëndit të bukur dhe bekuar, vëndit që Zoti xh.sh. e ka përgatitur për njërëzit e mirë nuk mund t’ia japi hakun ashtu siç e meriton, nuk mund t’ia jape hakun se Zoti xh.sh. në hadithin kudsi lajmëron Muhamedin s.a.v.s. duke I thënë: Kam përgatitur për njërëzit e mi të mirë atë që sytë nuk ë kanë parë, atë që veshët nuk e kanë dëgjuar, dhe atë që mëndjet ndonjëherë nuk e kanë menduar. Dhe nuk mund ta di askush thotë Zoti në Kuran se çfarë ka përgatitur Allahu xh.sh. prej mirësivë dhe lumturivë dhe mrekullive të Xhennetit, si shpërblim për Bësimtarët për ata që janë munduar dhe kanë punuar në jëtën ë kësaj botë. Në momentin më të parë që Bësimtarët Musliman do të futën në Xhennetet e Zotit xh.sh. do të përshëndetën nga Melaiket ë Allahut xh.sh. do të përgëzohën nga Melaiket e Allahut xh.sh. do të qetësohen nga Melaiket e Zotit xh.sh. dhe do të fillojnë përgëzimet e para për banorët e Xhenetit. Në momentet e para që do të kalojnë dyert e Xhenetit, dhe normalisht një derë prej dyervë të Xhenetit është siç ka thënë Pejgamberi s.a.v.s: Nga Meka dëri në Samara, më qindra e më qindra kilometra.Dhe në momentin e parë që njërëzit do të kalojnë derën e Xhenetit do priten nga Melaiket e Zotit xh.sh. dhe do tu thuhet :selamun Alejkum, Bekimet, Mirësitë, Begatitë e Allahut xh.sh. qofshin mbi ju se jeni treguar të mirë në jetën e dynjasë, për këtë arsye dhe Zoti xh.sh. po ju shpërblën më këtë të mirë në jetën e kësaj botë (në Ahiret) aty do të jëni përgjithmonë. dhe në ato momente Allahu xh.sh. I thërret Besimtarët dhe iu thotë: A jeni tashmë të kënaqur që përfunduat në Xhennetet e Zotit xh.sh.? Do të thonë banorët e Xhenetit: Posi jo, o Zoti ynë jemi të kënaqur. Atëhërë Allahu xh.sh. iu thotë: Unë jam I kënaqur prej jush, dhe kurrë nuk do të jem I hidhëruar prej jush, dhe këtu do të jeni përgjithmonë. Banorët ë Xhenetit do të jënë në pamjen e njeriut më të bukur, dhe në fizionominë e njeriut të parë që Zoti xh.sh. ka krijuar, Pejgamberi I Zotit a.s. kur flet për banorët e Xhenetit thotë: Grupi i parë i banorëvë të Xhenetit që do të futen në Xhennetet e Zotit xh.sh. do të jenë ndriçimi dhe vezullimi I tyre ashtu siç ndriçon dhe siç vëzullon hëna natën e pesëmbëdhjetë. Ndërsa grupi I dytë ose pjësa tjetër e banorëvë të Xhenetit do të shkëlqëjnë dhe do të vëzullojnë ashtu siç vezullojnë yjet në qiell. Thotë Muhamedi a.s.:Do të jënë sa gjatësia e Ademit a.s. gjashtëdhjetë kut, do të jenë në pamjen e Ademit a.s. dhe në ato momente do të thërrasi dikush nga Zoti xh.sh. dhe do t’iu thotë: O banorët e Xhenetit, ju aty në Xhennet do të jeni përgjithmonë përjetësisht, do të jetoni përgjithmonë dhe kurrë nuk do të vdisni, ju aty do të jeni gjithmonë të shëndetshëm dhe kurrë nuk do të semureni, o banorët e Xhenetit, aty do të jëni gjithmonë të rinj dhe kurrë nuk do të plakeni, ju aty do të jetoni përgjithmonë përjetesisht të lumtur dhe kurrë nuk do t’iu zërë dëshpërimi. Banorët e Xhenetit, normalisht I kanë lënë pas dorë lodhjet e kësaj bote,sepse garimet e tyrë kanë qënë në jëtën e kësaj bote, dhe lodhjet e tyre kanë qënë në jëtën e kësaj bote, në Xhennet nuk ka më namaz , as nuk ka më agjërim, as nuk ka më nëvojë për adhurime, as nuk ka gjëra të ndaluara që njeriu duhet të largohet, të ndalohet, prandaj per këtë arsye njeriu duhet të mundohet në jetën e kësaj bote, duhet të garojë në jetën e kësaj botë, duhet të konkurojë në jëtën e kësaj botë, për Xhennetet e Zotit, për mirësitë e Tij, për Mëshirën e Tij të garojnë garuesit. Nuk do të këtë gara Ditën e Gjykimit, as nuk do të këtë gara në botën e varrit, porse garat janë në jëtën e kësaj botë dhe ai që garon do të fitojë dhe ai që mbëtët do të mbetët ,Zoti mos na bëftë prej atyre njerëzve që mbeten. Banorët e Xhenetit, cdo gjë që e kanë në Parajsën e Zotit do ta kënë të nënshtruar, do ta kënë të nënshtruar ndaj dëshiravë dhe urdhravë të tyrë, banorët ë Xhenetit cdo gjë do ta kënë të nënshtruar ndaj dëshiravë të tyrë dhe jo ndaj urdhravë të tyrë,sepsë banorët e Xhenetit nuk kanë nëvojë të japin urdhra por mjafton që të dëshirojnë dicka dhe cdo gjë I bindët, dhe cdo gjë I nënshtrohët, qofshin prej bimëvë, qofshin prej pëmëvë, qofshin prej shtrëtërvë, qofshin prej kolltuqëvë, qofshin prej shoqërisë, qofshin prej ushqimëvë çdo gjë u është e nështruar banorëvë të Xhenetit. Allahu xh.sh. lajmëron se në shërbim të banorëvë të Xhenetit do të këtë djelmosha të rinj të cilët Zoti xh.sh. na paraqet një panorama nga larg na I paraqet si xhevahirë dhe perla të lëvizshme, dhe këto janë pikërisht djelmoshat ose shërbëtorët e banorëvë të Xhenetit. Lind pyetja? Nësë Zoti xh.sh. çdo gjë që është në Xhennet I’a ka nënshtruar dëshirës se banorëvë të Xhenetit pse vjen nevoja për shërbëtor? -Normalisht kanë thënë si përgjigje se kulmi I kënaqësisë është kur të shërbehesh prej dikujt, për këtë arsye dhe Zoti xh.sh. ka përgatitur për robtë e Tij atë që njeriu nuk mund ta mendojë. Thotë Muhamedi a.s: banorët e Xhenetit, në Xhennet nuk do të kenë jashtqitje siç kanë banorët e dynjasë në jetën e kësaj bote, as nuk kanë diçka që I shqetëson njërëzit, qofshin prej sekrecioneve etj. Kur e kanë pyetur Sahabët Pejgamberin a.s. atëhërë si do të jëtë? Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s: Do të bëlbëzojë mbi lëkurën e tyre në formën dhe ërën e parfumit më të mirë që mund të këtë parë ose ndjerë ndonjëherë njërëzimi. Banorët e Xhenetit, ndër të tjëra do të shpërblehen nga Zoti xh.sh. me bashkëshorte të cilat Zoti xh.sh. I cilëson shumë bukur dhe shumë mirë në Kur’anin Famëlartë sidomos në surën ËR-RRAHMAN. Ibnul Xheuzi na tregon një fragment prej ngjarjevë të banorëvë të Xhenetit ku thotë: Ndërkohë që njëri prej banorëvë të Xhenetit do të jetë duke u kënaqur në Xhennetin që Zoti xh.sh. I ka përgatitur për të ndjen sikur një dritë në qiellin e Xhenetit të tij ka lindur, dhe e kthen kokën dhe kur sheh se njëra prej hurive të Xhenetit po e thërret dhe po I thotë: O rob I Zotit, a nuk kemi dhe ne hak tek ti? Thotë ky banori I Xhenetit: Posi jo, keni dhe ju hak tek unë. Ndërkohë që shkëlqen një dritë tjëtër më e fortë sesa drita e parë shtatëdhjetëmijë herë më ë fuqishme sesa drita e parë, dhe e lë banori I Xhenetit këtë shikim dhe kthehët nga drita më ë fuqishme, ndërkohë që aty sheh një grua prej grave të kësaj bote që ka merituar Xhennetin e Zotit xh.sh. Drita e saj në krahasim më dritën e bashkëshorteve të Xhenetit e hyrivë është shtatëdhjetëmijë herë më ë fuqishmë. Dhe I thotë ky banori I Xhenetit: Po ti moj robërëshë e Zotit nga je? Thotë: Unë jam nga ajo botë, unë e kam merituar me falje dhe më agjërim, për këtë arsye dhe Zoti xh.sh. më ka shpërblyer më këtë shpërblim. Thotë Ibnul Xheuzi: e qëndron me të dyzët vjet, dhe në këmbët e saj ka tilhal që lëvizin dhe lëshojnë një mëlodi, dhe po mos ta kishte shkruajtur Zoti xh.sh. për banorët e Xhenetit pavdëkshmërinë do të kishin vdekur prej melodise së mrekullueshme që lëshojnë tilhalet që janë vëndosur në këmbët e saj. Banori I Xhenetit përveç kësaj do të kënaqet më mëloditë e Xhenetit dhe këngët e Xhenetit, dhe këngët e Xhenetit për banorët e Xhenetit do të jënë dy kore, melodia do të jëtë një erë që I tund degët e pëmëvë të Xhenetit, dhe po mos t’ua kishte shkruajtur Zoti xh.sh. përjetësinë banorëvë të Xhenetit prej madheshtisë dhe prej bukurisëse kësaj melodie do të kishin vdekur. Ndërkohë që aty dëgjohën dy kore: Kori I hyrive të Xhenetit, dhe kori I gravë të kësaj botë që kanë merituar Xhenetitn. Hyrijet e Xhenetit në korin e tyrë thonë: Në jemi të përjetshme dhe nuk e kemi njohur ndonjëherë vdekjen, ne jemi të kënaqura dhe asnjëhërë nuk mërzitemi, ne jemi të njoma dhe të buta dhe asnjëhërë nuk plakemi. Përgjigjën gratë e kësaj botë me korin e tyre dhe ju thonë: Ne jemi ato që jemi falur dhe ato gratë e Xhenetit nuk e kanë provuar ç’është falja, ne jemi ato që kemi agjëruar dhe gratë e Xhenetit nuk e kanë provuar se ç’është agjërimi, ne jemi ato që kemi shpenzuar dhe gratë e Xhenetit nuk e kanë provuar të japësh sadaka, në jemi ato të cilat kemi adhuruar dhe ju nuk e keni adhuruar Zotin me sprova. Thotë Nëna e besimtarëvë Aishja r.a. padyshim që kënga e grave të kësaj bote në Xhennet është më ë fortë se kënga e hyrijeve të Xhenetit. Zoti xh.sh. tregon në Kur’anin Famëlartë mrëkullitë dhe madheshtitë e Xhenetit, një lum prej mjalti, një lum prej qumështi, një lum më ujë të kulluar, dhe një lum më vërë, dhe jo si vëra e kësaj botë apo si pijet e kësaj bote por verë që kur e pi njeriu, mëndja dhe llogjika e tij është e ruajtur. Allahu xh.sh. nëpërmjet Muhamedit s.a.v.s. trëgon për pemët e Xhenetit, për kështjëllat e Xhenetit, dhe thotë: Kalorësi ëcën në njërën prej pemëvë të Xhenetit njëqind vjet pa pushuar. Muhamedi a.s. tregon në një hadith dhe thotë: Allahu xh.sh. ka përgatitur për banorët e Xhenetit kështjella, dhe këto kështjëlla janë prej perle, gjatësia ë tyre nga toka në qiell është gjashtëdhjetë miljë, dhe aty jeton Besimtari familjen e tij. Thotë Muhamedi a.s.: Banorët e Xhenetit I shohin pronarët e shtëpiavë të Xhenetit ashtu siç shihni ju nga toka yjet. Thanë Sahabët: O Pëjgambër I Zotit ndoshta ato do të jënë pozicionet e Pëjgamberëve të Zotit, tha Pejgamberi s.a.v.s.: Allahu I ka përgatitur për njërëz të cilët kanë besuar Allahun dhe I kanë qëndruar bësnik thirrjes së Profëtëve. Prej gjëravë më të bukura, dhe prej gjëravë më të mira në Xhennet është tregu I Xhenetit, dhe ky treg zhvillohët çdo javë, çdo xhuma, ashtu siç Besimtarët në jetën e kësaj bote sakrifikojnë ditën e xhuma, punët e tyre, hallet e tyre dhe ndoshta ndonjëri prej tyre e mbyll tregtinë e tij dhe I përgjigjet thirrjes së Zotit xh.sh. dhe kompënsimi vjën sipas llojit të punës. Dhe ditën e xhuma do të jetë në Xhënnët një trëg I cili quhët tregu I ditës së xhuma. Ndryshe nga tregjet e kësaj bote që janë të mbushura më mashtrim, më vjedhje, apo me probleme përveç atyre që Zoti I ka mëshiruar. Atje nuk ka tregtar, atje ka vetëm mall. Ndoshta ndonjëri prej banorëvë të Xhenetit do të ndryshojë dhe I pëlqen diçka, apo sheh diçka që nuk e ka ai dhe e kanë të tjërët dhe e merr atë dhe mjafton vetëm me dëshirë. Dhe në momentet e fundit kur do të kthehën në shtëpitë e tyre fryn një erë ku Zoti xh.sh. I zbukuron edhe më shumë në vëshjët e tyrë dhe në fytyrat e tyre, dhe kur kthen në shtëpitë e tyrë I presin bashkëshortet e tyre dhe u thonë: Qënkëni më të bukur se më përpara kur ikët, edhe ato do tu thonë: SubhanAllah, edhe ju qënkëni zbukuruar më shumë se më parë. Lumenjtë e Xhenetit do të jenë nën shtëpitë e njerëzve, dhe në Xhennetet e njerezve, dhe lumenjtë e Xhenetit do të jenë nën urdherat e gishtave të banorëvë të Xhenetit, dhe lumënjtë e Xhenetit nuk janë më shtrëtër sepse çdo gjë në Xhennet është e sigurtë. Në Xhennet është dhe një mirësi dhe mrekulli tjëtër që do ta përjetojnë banorët e Xhenetit që nuk krahasohet më asnjerën prej këtyrë gjëravë që në I përmëndëm dëri tani. Transmëton Imam Muslimi Rrahimëullah,se I Dërguari I Allahut s.a.v.s. ka thënë: e pyeti Musai a.s. Zotin xh.sh. dhe I tha: O Zoti im, më trëgo se si do të jetë njeriu që do të këtë minimumin ë shpërblimit në Xhennet? I tha Zoti xh.sh.: Ai njëri që do të këtë minimumin në Xhennet do të jetë ai njëri I cili do të jetë dhe I fundit që do të futet në Xhennet. dhe në momentin që Zoti xh.sh. do ti thotë: O robi im futu në Xhennet, dhe kur e sheh ai Xhennetin nga dera thotë: O Zoti I Gjithësisë është zënë Xhenneti nuk ka vënd për mua, I thotë Allahu xh.sh.: O robi im, a do të kënaqte ty sikur unë ty të jepja sa mbretëria më e madhe që ka pasur një mbret në jetën e dynjasë, tha o Zot po tallesh me mua, thotë Zoti I Gjithësisë unë nuk tallem më askënd, a do të ishe I kënaqur? Thotë: Po o Zoti im do të isha I kënaqur, thotë Zoti xh.sh: Po më dyfishin e saj? Thotë po o Zoti im, tha: Po më tre fishin e saj? Tha po o Zoti im, dhe dërisa arriti deri në pësëfishin e saj, tha po o Zoti im jam I kënaqur, tha Zoti xh.sh: Pësëfishin e saj dhe dhjëtë fishin e pësefishit. Tha Musa a.s: O Zoti im, nëqoftësë Ti këtë e kë përgatitur për njeriun më të fundit minimumin, po graden më të lartë? Tha Zoti xh.sh: Ata janë të veçantët e mi, I kam përzgjedhur, ndërimin e tyre e kam qëndisur më duart e mia, për ata ka gjëra që njerëzit nuk I kanë parë, as që I kanë menduar, as që nuk I kanë dëgjuar.Dhe askush nuk e di se çfarë ka përgatitur Allahu xh.sh.për ta. Ka një mrekulli tjetër dhe një bëgati tjëtër në Parajsë që nuk I përngjason këtyrë mrëkullive dhe bëgative. Ndërkohë që banorët e Xhenetit do të jënë të vëndosur në Parajsë, gjithësëcili në vëndin ë tij, minimumi I banorëvë të Xhenetit është ai I cili ka dy Parajsë, një Parajsë dhe çfarë ka në të prej ari, dhe një Parajsë tjëtër dhe çfarë ka në të prej argjëndi, dhe minimumi I banorëvë të Xhenetit është ai I cili do të këtë dy gra prej hyrivë të Xhenetit, plus atyrë gravë që ka pasur hallall në jëtën ë kësa botë. Ndërkohë që banorët e Xhenetit do të jënë të vendosur në Parajsë, dhe do të jënë qetësuar dhe rëhatuar dikush do të thërrasi dhe do të thotë: O banorët e Xhenetit Allahu do t’ju takojë. Dhe lëvizin të gjithë banorët ë Xhenetit prej vëndeve të tyre në një luginë që quhet lugina –
– Aty Zoti xh.sh. ka vendosur kolltuqet e gradavë të larta në pozicionet që nuk I njohin dhe nuk I shohin banorët e Xhenetit. Ndërsa njërëzit e tjerë do të jenë në kolltuqë të tjëra prej perlash, ari dhe argjendi. Dhe mbasi të jenë vendosur të gjithë pa përjashtim do të vijë një erë parfumi dhe misku dhe do të hidhet mbi ta. Ndryshe nga mirësitë dhe parfumet e tjera që kanë përjetuar në Parajsë. dhe në ato momente Allahu xh.sh. u drejtohet njerëzve duke iu thënë: Ku janë robtë e Mi, ata që më janë bindur pa më parë në jëtën e dynjasë, dhe I përgjigjen Besimtarët më një zë: Tu përgjigjëm Ty o Zoti ynë,sepsë Ti ishe lumturia jonë. Në ato momente Zoti xh.sh. iu thotë: Kjo është dita ku Unë do ti derdh mirësitë dhe bëgatitë e mia të panumërta për robtë e mi për këtë arsye kërkoni, banorët e Xhenetit mbeten, dhe pastaj mblidhen të gjithë më një fjali të vëtme dhe thonë: Kërkojmë prej teje o Zoti ynë të kënaqësh prej nësh njëherë e përgjithmonë, iu përgjigjët Zoti xh.sh. dhe u thotë: Po mos të isha I kënaqur prej jush nuk do t’iu kisha futur në Parajsë dhe nuk do t’iu kisha dhënë këtë shpërblim. Iu thotë Zoti xh.sh: Kërkoni prej Meje dhe në atë moment të gjithë banorët e Xhenetit kërkojnë prej Zotit xh.sh. mrëkullinë më të madhe, kënaqësinë më të madhe dhe gjënë më të mirë që mund të përjëtojë njeriu ato thonë: O Allah, na e paraqit që të shohim fytyrën Tënde, dhe në ato momente largohen të gjitha perdet dhe I shfaqet Zoti xh.sh. duke iu buzëqeshur banorëve të Xhenetit, dhe iu thotë:selamun Alëjkum, dhe banorët ë Xhenetit do ti përgjigjën ashtu siç I përgjigjët Besimtari Allahut xh.sh. në këtë botë në momentin që jëp selam mbas namazit. Dhe në ato momente Allahu xh.sh. ndalet më gjithësëcilin prej njërëzvë që ka bëgatuar në atë kuvënd vëtëm për vëtëm më çdonjërin dhe I thotë: O filan I biri I filanit, a e mban mënd në atë botë kur beje këtë gjë dhe filan veprim? thotë: Po o Zoti im, po Ti o Zoti im më kë falur, thotë Zoti xh.sh: Po o robi im të kam falur. Dhe gjithësëcilit Zoti xh.sh. I ndalët në këtë lloj takimi dhe I flet për jetën e kësaj bote. Për këtë arsye njeriu duhët të përgatitët që në rradhe të parë ta meritojë këtë pozicion, ta mëritojë këtë vënd, ta mëritojë shikimin në fytyrën e Allahut xh.sh. ta meritojë që dhe Zoti fundi i fundit më këtë lloj qortimi ta qortojë, dhe tI’a vleje sepse nuk është qortim ky që do të meret në konsidëratë sepse ky është një lëdhatim prej Zotit xh.sh. I Mëshirës së Tij, I faljës së Tij, dhe I dashurisë së Tij për robtë e Tij. Ky ishte një udhetim në Parajsë më çfarë kemi lexuar, dhe çfarë kemi parë në Librat apo në Kur’an, apo në fjalët e Muhamedit s.a.v.s. Nësë njeriut I është ngritur zemra në këto momente në dynja, po në Parajsë çfarë ndodh në realitët, si do të jetë Parajsa në të vërtëtë, si do të jëtë ai moment kur njërëzit do të shohin Zotin xh.sh. kur Allahu do ti shfaqet robërvë të Tij dukë iu buzëqeshur. A ka mrekulli më të madhe, a ka mirësi më të madhe, a nuk ia vlen që njeriu të lodhet, a nuk ia vlen që njeriu të mundohet, a jemi në prej atyre? Allahu na bëftë prej atyre. Ata të cilët kanë thënë në këtë botë: Zoti ynë është Allahu, dhe I qëndruan bësnik kësaj fjale, do ti prësin Melaiket dhe do t’iu thonë:Mos u frikësoni, mos u dëshpëroni. Allahu na bëftë prej banorëvë të Xhenetit, dhe na ruajtë prej Zjarrit të Xhehennemit. Muhamedi s.a.v.s. na mëson se nëse do të kërkoni prej Zotit xh.sh. Parajsën kërkoni Parajsën Firdëus sepse është Parajsa më e lartë, prej tij burojnë të gjithë lumenjtë e Xhenetit, dhe çatia e tij do të jetë Arshi I Zotit xh.sh.
Xhamitë e Tiranës – Përshtati: Ahmed Kalaja.