Darvinizmi dhe eugjenika

Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencëtarët si diçka më se të vërtetë.

Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologji. Evolucion i themi zhvillimit nga e thjeshta, te e përbëra, nga një cilësi më e ulët në një cilësi të re më të lartë. Në fillim, teoria mbi prejardhjen dhe zhvillimin e qenieve të gjalla u quajt darvinizëm, pastaj për ta emërtuar atë, nisi të përdorej fjala e ardhur nga latinishtja evolucion.

Në ditët tona, fjala evolucion përdoret në kuptimin zhvillim dhe përkryerje duke kaluar nga një etapë në tjetrën si dhe, në kuptimin e ngushtë dhe teknik, jo për të emërtuar darvinizmin, por mutacionet dhe transformimet në botën e gjallë si pasojë e ndikimeve të brendshme e të jashtme.
Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar për shumë kohë në histori. Në Kuran ajo përshkruhet kështu:
“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t’i shihnin engjëjt e fshehtësitë. Ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur”. (El Hixhr, 14-15)

Siç vërehet në versetin e cituar më lartë një prej arsyeve pse njerëzit nuk mund të shohin realitetin e ekzistencës së tyre është një lloj “magjie”, që i pengon ata të arsyetojnë. Është e njëjta “magji” që përhap në të gjithë botën pranimin e teorisë së evolucionit. Kjo “magji”, ndodh për shkak të indoktrinimit.

Njerëzit janë të ekspozuar ndaj një indoktrinimi mu kaq intensiv për saktësinë e teorisë së evolucionit sa që ata shpesh nuk arrijnë të kuptojnë deformimet që ekzistojnë. Ky indoktrinim krijon efekte negative në tru dhe e bën të paaftë aftësinë e gjykimit. Kështu, truri si organ më subtil duke qenë nën një indoktrinim konstant fillon ta perceptojë realitetin, jo siç është, por ashtu siç indoktrinohet. Ky fenomen mund të vërehet me shembuj të tjerë. P.sh., nëse dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku ai është shtrirë është një makinë, ai fillon ta perceptojë krevatin si makinë. Ai mendon se kjo gjë është shumë logjike dhe racionale sepse ai me të vërtetë e percepton në atë mënyrë dhe nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e saj.

Shembuj si ky që përmendëm, që tregojnë efikasitetin dhe fuqinë e mekanizmit të indoktrinimit, janë realitete shkencore, të cilat janë vërtetuar nga eksperienca të shumta në literaturën shkencore dhe janë pikë referimi të teksteve të psikologjisë e psikiatrisë.
Teoria e evolucionit dhe pikëpamja materialiste që bazohet mbi të i janë imponuar masës, me anë të këtyre metodave të indoktrinimit. Njerëzit që vazhdimisht përballen me indoktrinimin e evolucionit në media, burime akademike dhe platforma “shkencore”, nuk arrijnë të kuptojnë se pranimi i kësaj teorie është në fakt në kundërshtim me principet bazë të arsyes.

Emra të rinj, duke u ngjitur në karrierën e tyre, adoptojnë pikëpamje materialiste, gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Të magjepsur nga kjo “magji”, shumë shkencëtar evolucionistë vazhdojnë të kërkojnë prova për konfirmimin e thënieve iracionale dhe të pabaza evolucioniste të shekullit XIX, të cilat janë hedhur poshtë që prej shumë kohësh nga provat shkencore.

Ekzistojnë gjithashtu edhe mekanizma të tjerë që i detyrojnë shkencëtarët të jenë evolucionistë dhe materialist. Në disa vende një shkencëtar duhet të plotësojë disa kushte në mënyrë që të përkrahet, të arrijë njohjen akademike. Pranimi i evolucionit është kushti numër një. Ky sistem i qon këta shkencëtarë kaq larg, sa që harxhojnë gjithë jetën dhe karrierën e tyre shkencore për hir të një dogme.

Ky është realiteti që fshihet pas pohimit “evolucioni akoma pranohet nga bota e shkencës”. Evolucioni mbahet gjallë jo sepse ka vlerë shkencore, por sepse është detyrim ideologjik.
Rrënjët e mendimit evolucionist, si besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e krijimit, shtrihet deri në lashtësi. Shumica e filozofëve pagan të Greqisë së lashtë mbronin idenë e evolucionit.
Teoria e evolucionit është rezultat i filozofisë materialiste që doli në sipërfaqe me rizgjimin e filozofive të lashta materialiste dhe u bë mjaftë e përhapin në shekullin XIX.

Personi që paraqiti atë që njihet si teoria e evolucionit ishte një natyralist amator anglez Charles Robert Darwin i cili kurrë nuk pati rastin të merrte një edukim shkollor në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për natyrën dhe gjallesat. Interesi i tij e nxiti të merrte pjesë në një ekspozitë me anijen Bigël që u nis nga Anglia në vitin 1832 dhe udhëtoi në rajone të ndryshme të botës për 5 vjet. Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga shumëllojshmëria e specieve të gjalla e në veçanti nga një lloj fringilash (zogj endemik) që pa në ishujt Galapagos.

Sipas Darvinit llojet e ndryshme nuk ishin krijuar në mënyrë të pavarur, por kishin rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët dhe kishin ndryshuar më vonë nga njëri-tjetri si rezultat i kushteve natyrore. Hipotezat e Darvinit nuk ishin bazuar në ndonjë zbulim shkencor apo eksperiment.
Gjatë zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë nga biologët evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë nga biologu francez Lamark. Sipas Lamarkut gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një gjeneratë në tjetrën e kështu evoluuan.

P.sh. gjirafat evoluuan nga antilopat si kafshë që shtrinin qafën e tyre gjithmonë e më tepër nga gjenerata në gjeneratë, duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve. Kështu Darvini e përdori “tezën e kalimit të veçorive të fituara”, të propozuar nga Lamarku, si faktorin bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë. Për të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në kohën e tyre jeta mund të studiohej vetëm me teknologji primitive. Fushat e shkencës si gjenetika dhe biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre mbështeteshin krejtësisht në fuqinë e imagjinatës.
Një prej aspekteve më të rëndësishme të jetës së Darvinit që njihet më pak nga njerëzit janë pikëpamjet raciste të tij.

Darvini u referohet evropianëve të bardhë si më të zhvilluarit ndër të gjitha racat njerëzore. Kur Darvini merr guximin të thotë se njeriu evoluoj nga krijesa të ngjashme me majmunin, ai supozon se disa raca u zhvilluan më shumë se të tjerat dhe se ato më të prapambeturat akoma kanë disa karakteristika majmunësh. Në librin e tij The Descent of Man, Darvini pretendon se zezakët dhe aborigjenët australianë janë në të njëjtin nivel me gorillat dhe pastaj nxjerri përfundimin se ata do të eliminohen me kalimin e kohës nga racat më të zhvilluara.
Këto ide boshe të Darvinit nuk mbeten vetëm në teori, ato shërbejnë për të siguruar bazën më të rëndësishme “shkencore” të racizmit.

Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist austriak me emrin Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë në vitin 1865. Ky zbulim shënoi lindjen e shkencës së gjenetikës.
Zbulimi në vitin 1950 i ADN-së, e cila mbanë informacionin e koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të thellë. Megjithatë, një grup shkencëtarësh që kishin vendosur t’i mbesin besnik Darvinizmit u orvatën të gjenin zgjidhje. Ata u mblodhën së bashku në një takim të organizuar nga “George Society of America”, në vitin 1941.

Gjenetistët G.Ledyard Stebbins dhe Theodosins Dobzhansky, zoologët Ernst Mayr dhe Julian Huxlej, paleontologët George Gaylord Simpson dhe Glen L.Jepsen dhe gjenetistët matematikanë Roland Fisher dhe Sewall Right pas diskutimesh të gjata më në fund ranë dakord për mënyrën se si të “meremetohej”, Darvinizmi.

Tani ideja ishte “mutacione të rastësishme”.
Ata e emërtuan këtë teori: “Teoria Moderne Përmbledhëse Evolucioniste”, e cila u formulua duke i shtuar tezave të seleksionimit natyror të Darvinit konceptin e mutacionit. Kjo teori u njoh me emrin “Neo-Darvinizëm”. Në dekadat vijuese u bënë shumë përpjekje të dëshpëruara për të provuar vërtetësinë e neo-darvinizmit. Tashmë dihej se mutacionet që ndodhin në gjenet e organizmave të gjallë ishin gjithmonë të dëmshme e kështu neo-darvinizmi u përpoq të gjente një provë konkrete për të ashtuquajturat “mutacione të dobishme”, duke bërë qindra eksperimente mutacioni. Të gjitha përpjekjet e tyre dështuan plotësisht.

Të gjitha eksperimentet që kërkonin të provonin se jeta kishte gjeneruar nga rastësia dështuan.
Llogaritjet e probabilitetit vërtetojnë se as edhe një proteinë e vetme (njësia bazë e ndërtimit të jetës) nuk mund të formohet nga rastësia. Qeliza, që sipas evolucionistëve u formua rastësisht në kushte fillestare dhe të pa kontrolluara nuk arriti të sintetizohej as në laboratorët më të sofistikuar të shekullit XX.

Neo-Darvinizmi gjithashtu është hedhur poshtë nga gjetjet fosile. Asnjë formë kalimtare, të cilat sipas neo-darvinizmit se mund të provonin evolucionin gradual të gjallesave nga më primitivja te më të avancuarat, nuk është zbuluar ndonjë herë në botë. Evolucionistët pretendojnë se gjallesat e shfaqura vetvetiu apo rastësisht mund ta sigurojnë energjinë e nevojshme për jetën nga dielli ose reaksionet kimike. Veçanërisht pretendojnë se mund të ushqehen si ameba ose t’i formojnë vetë lëndët ushqyese që u duhen. Ata përpiqen t’i mbështesin pretendimet e tyre me tezat e ushqyerjes autotrofe (vetushqyese) edhe heterotrofe (ushqyerje nga jashtë).

Ushqyerja autotrofe sot nuk pranohet. Reaksionet kimike që formojnë ushqim, si fotosinteza, janë dukuri shumë të komplikuara. Evolucionistët janë nxënë ngushtë nga fakti që një sistem i tillë i përsosur është formuar menjëherë në kushtet e para tokësore, sepse bie në kundërshtim me pretendimet e tyre evolucioniste. Reaksione të tilla komplekse mund të përfitohen vetëm në mekanizma komplekse që duhet të jenë shfaqur menjëherë së bashku me gjallesat në mënyrë që ato të mund të prodhonin ushqimin e duhur.

Mirëpo kjo është e kundërt në themel me darvinizmin, sepse sipas darvinizmit është krejt e pamundur që një mekanizëm kompleks të shfaqet menjëherë. Mendimi evolucionist e kërkon që të gjitha këto të formohen gradualisht, dalëngadalë dhe një nga një. Kurse sipas tezës së ushqyerjes heterotrofe për gjallesën nuk ka ushqim të gatshëm, gjallesa nuk mund ta bëjë atë vet, prandaj duhet ta marr nga jashtë. Por edhe kjo e bën të domosdoshme ekzistencën e mekanizmave që do të bënin të mundur zhvillimin e reaksioneve shumë të komplikuara.

Nuk ekziston asnjë provë konkrete fosile që mbështet pamjen e njeriut-majmun, i cili reklamohet në mënyrë të pandërprerë nga mediat dhe qarqet akademike evolucioniste. Një tjetër qorrsokak i thënieve evolucioniste është se ecja mbi dy këmbë nuk i shërben modelit të zhvillimit gradual të darvinizmit. Duke përdorur edhe stimulime kompjuterike, paleo-antropologu anglez Robin Crompton, në vitin 1996 arriti të tregoj se një mënyrë e tillë ecjeje ishte e pamundur. Crompton arriti në këtë konkluzion. Një gjallesë mund të ecë ose drejt ose me katër gjymtyrët.

Studimet e fundit kanë treguar se është e pamundur për skeletin e përulur të majmunit, i përshtatur për ecjen me katër këmbë të evoluojnë në skeletin e drejtë të njeriut i përshtatur për ecjen me dy këmbë. Por, humnera e jashtëzakonshme midis njeriut dhe majmunit nuk është e kufizuar vetëm me ecjen mbi dy këmbë. Ka edhe shumë probleme të tjera që mbeten të pashpjeguara si p.sh. kapaciteti i trurit, aftësia e të folurit, etj.

Elen Morgan një paleo-antropologe evolucioniste ka thënë:
Katër prej mistereve më të mëdha të njeriut janë:
E para- Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?
E dyta- Përse kanë humbur gëzofin?
E treta- Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh?
E katërta- Përse mësuan të flasin?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë:
E para – Nuk e dimë
E dyta – Nuk e dimë
E treta – Nuk e dimë
E katërta – Nuk e dimë

Lista e pyetjeve mund të zgjatet sa të duash, pa ndikuar në ndryshimin e përgjigjes ” Nuk e dimë”.
Sipas Lordit Sally Zuckerman i cili është një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më të respektuar në Angli, evolucioni është një dogmë anti shkencore. Atëherë cila është arsyeja që i bën gjithë këta shkencëtar të jenë të lidhur me kaq kokëfortësi me këtë dogmë? Pse janë munduar kaq shumë të mbajnë gjallë teorinë e tyre, duke u detyruar të pranojnë shumë kontradikta dhe të hedhin poshtë shumë argumente bindëse?

Përgjigjja e vetme është frika e braktisjes së teorisë së evolucionit, pasi kjo do të thotë të pranojmë që njeriu është krijuar nga Zoti! Për këtë arsye, ata mashtrojnë veten duke përdorur media me të cilat bashkëpunojnë. Kur ata nuk i gjejnë fosilet që duhen, i fabrikojnë ato në formën e pikturave imagjinare, të modeleve të trilluara dhe përpiqen të japin përshtypjen se me të vërtetë ekzistojnë fosile që vërtetojnë evolucionin. Një pjesë e mediave që kanë të njëjtat pikëpamje materialiste, gjithashtu përpiqen të mashtrojnë publikun, duke ngulitur në subkoshiencën e njeriut përrallën e evolucionit.

Qorrsokaku molekular i evolucionit

Gjëja që e bën këtë teori pa kuptim që në fillim është pyetja se si jeta u shfaq në fillim në Tokë?
Kur shtrohet kjo pyetje, evolucionistët përgjigjen se jeta filloi me një qelizë të formuar nga rastësia. Sipas saj, 4 miliardë vjet më parë disa komponente organike pësuan një reaksion në atmosferën primitive të tokës, në të cilën nën efektin e shkreptimave dhe presionit, formuan qelizën e parë të gjallë. Gjëja e parë që duhet theksuar është se thënia se materialet inorganike mund të bashkohen për të formuar jetën është diçka antishkencore që nuk është vërtetuar deri më sot nga ndonjë eksperiment apo observim.

Jeta buron vetëm nga jeta. Çdo qelizë është e formuar nga riprodhimi i një qelize tjetër. Askush ndonjëherë nuk ka arritur të formojë një qelizë të gjallë me anë të bashkimit të materialeve inorganike, bile as edhe në laboratorët më të sofistikuar.
Përralla e “qelizës së prodhuar rastësisht”

Nëse besojmë se qeliza mund të vijë në ekzistencë rastësisht, atëherë nuk ka pse të mos besojmë historinë që do ta tregojmë tani. Ajo është historia e një qyteti: Një ditë, një copë plisi e shtypur midis dy shkëmbinjve në një tokë shterpe u lag nga shiu. Plisi u thâ dhe u forcua kur doli dielli pastaj u bë rrezistent dhe mori formë. Pastaj shkëmbinjtë që i dhanë formë u copëtuan dhe mbeti një tullë e fortë me formë të rregullt. Kjo tullë priti në të njëjtat kushte natyrore për vite me radhë derisa të formohej një tullë tjetër si ajo. Kjo pritje zgjati për qindra mijëra vjet dhe tulla të tjera me të njëjtën formë u formuan në të njëjtin vend.

Asnjë tullë gjatë gjithë kësaj kohe nuk u dëmtua rastësisht. Megjithëse ishin të ekspozuara ndaj stuhive, shiut, erës, diellit përvëlues dhe acarit për mijëra vjet, asnjë tullë nuk u kris, nuk u thye apo lëvizi nga vendi. Ato qëndruan atje duke pritur në të njëjtin vend me durim formimin e tullave të tjera. Kur numri i tullave u bë i mjaftueshëm ato ngritën një ndërtesë , duke u vendosur mbi njëra tjetrën në mur nën efektin e rastësishëm e kushteve natyrore si era, stuhitë apo ciklonet. Ndërkaq materialet tjera si çimentoja dhe rëra të përziera nën efektin e kushteve natyrore u futën në mënyrë përfekte midis tullave për të lidhur ato me njëra-tjetrën. Ndërsa ndodhte e gjithë kjo, nën tokë pikërisht në vendin ku tullat ishin vendosur sipër njëra tjetrës minerali i hekurit nën efektet e natyrës formoi një skelet metalik, i cili, gjithmonë nën veprimin e kushteve të natyrës, së bashku me betonin formuan themelin e ndërtesës. Më pas u ngrit e gjithë ndërtesa me të gjitha gjërat e nevojshme.

Ndërtesa sigurisht që nuk ka vetëm tulla, llaç e themele, atëherë si u siguruan materialet tjera? Përgjigjja është e thjeshtë: silikoni për xhamat, plastika për kabllot elektrike, hekuri, tubat e ujit, etj. Të gjitha ndodhen në Tokë në sasi të mjaftueshme. Duhet vetëm mjeshtëria e faktorëve natyror për t’i dhënë këtyre materialeve formën e duhur dhe për t’i vendosur në vendin e tyre në ndërtesë.
Çdo gjë është e rregulluar kaq mirë, saqë tullat janë vendosur në mënyrë të tillë që kanë lënë vendin e duhur për dritare, sikur ta dinin se diçka e quajtur xham do të formohej më vonë nga faktorët natyror. Gjithashtu faktorët natyror nuk kanë harruar të lënë vend për instalimin e ujit, korrentit, ujërave të zeza, ngrohjes që do të sigurohet më vonë nga kondicionerët e formuar nga faktorët natyror.

Të gjitha këto janë bërë rastësisht.
Gjithçka ka shkuar kaq mirë saqë “rastësia” dhe “faktorët natyror” ia kanë dalë të bëjnë diçka të përsosur. Në qoftë se e besoni këtë, ju s’keni vështirësi të besoni ndërtimin e rrugëve, lulishteve, kopshteve, hekurudhave, metrove, aeroporteve, sistemeve të komunikacionit, etj. Në të njëjtën mënyrë, siç u ndërtua edhe ndërtesa e parë. Teoria e evolucionit deklaron se jeta erdhi rastësisht. Kjo nuk është më pak absurde se sa historia e treguar më lart, sepse me të gjitha sistemet e saja operative , të komunikimit, transportit dhe drejtimit, qeliza nuk është më pak e komplikuar se një qytet!

Mrekullia e qelizës dhe fundi i evolucionit

Qeliza është sistemi më kompleks dhe më elegant që mund të ekzistojë.
Profesori i biologjisë, Michael Denton në librin e tij “Evolucioni – një teori në krizë”, e shpjegon këtë kompleksitet duke dhënë këtë shembull: “Për të kuptuar realitetin e jetës , ashtu siç na referohet nga Biologjia Molekulare do të na duhej ta zmadhonim qelizën një miliard herë, derisa diametri i saj të bëhet 20 km dhe të jetë e ngjashme me aeroplanmbajtëse gjigande. Ajo që do të shohim është një kompleksitet i pakrahasueshëm dhe një ndërtim i papërsëritshëm. Në sipërfaqen e qelizës do të gjejmë miliona vrima të ngjashme me dyer e një anije të madhe kozmike të cilat hapen dhe mbyllen me një kod të veçantë për të lejuar hyrjen dhe daljen e vazhdueshme të materieve.

Nëse do të kishim mundësi të hynim brenda në një prej këtyre vrimave, do të gjenin veten në një botë me një super teknologji dhe me një kompleksitet të habitshëm, i cili nuk mund të arrihet nga kapaciteti ynë krijues. Ky realitet është në antitezë me rastësinë dhe lë shumë prapa çdo gjë të prodhuar nga inteligjenca e njeriut”. Kaq e ndërlikuar është çështja e qelizës sa që evolucioni dështon që në shpjegimin e formimit të elementeve bazë të qelizës. Formimi i një proteine të vetme, nën kushtet e natyrës, nga mijëra proteina komplekse që ndërtojnë qelizën, është i pamundur.

Robert Shapiro, profesor kimie në Universitetin e Nju Jorkut dhe ekspert i ADN-së, ka llogaritur probabilitetin e formimit të rastësishëm të dy mijë lloje proteinash të gjendura në një baktere të vetme. (Ndërsa në qelizën njerëzore ka 200 mijë lloje të ndryshme proteinash). Numri i nxjerrë nga llogaritja është 1040 000 (Një numër i paimagjinueshëm, 1 me 40 000 zero nga prapa.
Profesoresha e matematikës së aplikuar dhe astronomisë nga Universiteti Kolixh, Uells, Chandra Wickramasinghe bën këtë koment: Mundësia e formimit të jetës nga materia e pajetë është 1 herë në 10 40 000 raste. Ky numër është i mjaftueshëm për ta varrosur Darvinin dhe të gjithë teorinë e evolucionit.

Probabiliteti që proteina të formohet nga rastësia është zero. Probabiliteti i formimit të një proteine mesatare me 500 aminoacide është: 10 950 Ne mund ta shkruajmë këtë numër duke shtuar 950 zero pas njëshit. Ekzaminimet molekulare kanë treguar qartë se çështja e formimit të aminoacideve nuk është e ndriçuar aspak nga evolucionistët. Në vitin 1955, puna e dy shkencëtarëve James Watson dhe Francis Crick, mbi ADN-në hapi faqe të re në biologji. Molekula e quajtur ADN, gjë gjendet në bërthamën e çdo 100 trilion qelizave të trupit tonë, përbën të gjithë informacionin strukturor të trupit të njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi, që nga pamja e jashtme deri në strukturën e organeve të brendshme është i regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi.

Të gjitha informacionet për qenien e gjallë ruhen në molekulën e ADN-së. Vetëm kjo metodë kaq efikase e ruajtjes së informacionit është një provë e mjaftueshme për faktin se jeta nuk erdhi në ekzistencë rastësisht, por është e krijuar në një mënyrë të mrekullueshme nga Krijuesi i Plotfuqishëm. Edhe ligji i dytë i Termodinamikës e hedh poshtë evolucionin. Ky ligj njihet me emrin “ligji i Entropisë”. Entropia është shkalla e çrregullimit në një sistem fizik.

Ligji i Entropisë tregon se i gjithë universi shkon në mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit! Vërtetësia e Ligjit të Dytë të Termodinamikës është vërtetuar teorikisht dhe me eksperiment. Albert Anjshtajni, shkencëtari më i madh i kohës sonë ka thënë se ky është “ligj primar i gjithë shkencës”. Artur Edington, gjithashtu i referohet këtij ligji si “ligj suprem metafizik i gjithë universit”.
Pengesa më e madhe e evolucionit: Mendja.

Ka shumë specie në botë që ngjasojnë me njëra tjetrën. Në fakt ngjashmëria sipërfaqësore midis njeriut dhe majmunit nuk do të thotë asgjë. Në qoftë se marrim për bazë inteligjencën, atëherë bletët që ndërtojnë strukturën e mrekullueshme gjeometrike të hojeve apo merimanga që ndërton mrekullinë inxhinierike të rrjetës së saj, mund të thuhet se janë më afër njeriut. Bile në disa aspekte ato janë më superiore se vet njeriu. Ka diferencë të madhe midis majmunit dhe njeriut. Majmuni është kafshë dhe nuk ndryshon nga kali apo qeni në lidhje me nivelin e ndërgjegjes. Njeriu është i dëgjueshëm, krijesë me vullnet të fortë që mendon, flet, kupton, vendosë dhe gjykon. Mendja është diferenca më e madhe midis njeriut dhe kafshëve.

Realiteti është qartë dhe i dukshëm.
E gjithë jeta është produkt i një projektimi perfekt. Kjo siguron prova konkrete për ekzistencën e Krijuesit i Cili është i Gjithdijshëm e i Plotpushtetshëm. Ky Krijues është Allahu, Zoti i Tokës, i qiejve dhe i gjithçkaje midis tyre. Udhëtimin tonë mund ta vazhdojmë edhe në botën e sëmundjeve, shëndetit, ilaçeve, mjekimit, imunitetit, mikrobeve. Në të vërtetë, edhe ato qenie mikroskopike që ne u themi “mikrobe”, e që i luftojmë me antibiotikë dhe ilaçe tjerë, janë krijuar në dobi të njeriut dhe gjallesave të tjera dhe për një ekuilibër. Po, këto gjallesa mikroskopike që s’i shohim dot me sy; vrapojmë në ndihmë të njeriut.

Teoritë e materialistëve mbi ekzistencën dhe jetën që kanë gënjyer dhe mashtruar shumë njerëz gjer më sot, janë hulumtuar e kontrolluar hollësisht nga shumë e shumë mendimtarë e shkencëtar të mirëfilltë, janë kritikuar e me metoda të ndryshme në përfundim është kuptuar se as pretendimet që ia kanë ofruar botës shkencore, as teoritë e tyre mbi jetën që i kanë parashtruar duke i popullarizuar me një zhurmë të madhe propagandistike nuk janë të vërteta ashtu siç pandehet.

E vërteta e krijimit në Kur’an

Të gjitha fetë, të gjithë profetët, të gjithë librat e shenjtë, duke ia mbyllur të gjitha dyert evolucionit, e shprehin hapur se çdo gjë, përfshi edhe njeriun, është krijuar nga Zoti!
Ja disa versete nga Kurani fisnik:
” O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete,….” (El Huxhuratë, 13)
” E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni,….” (El Bekare, 35)
” E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve),…” (El Bekare, 31)
” Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur…” (Et Tin, 4)
” Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (El Alak, 1-5)
” Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën…” (El Lejl, 2)
” Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta
Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët
Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni…(Es Sexhde, 7-9)
” Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam…” (El Isra, 70)
” All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni…” (Er Rrum, 11)
” Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz…” (Er Rrum, 21-22)
” O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë ?
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!” (El Infitar, 6-8)
” Dhe Ai ju dha gjithat që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim, 34)