Arbana nuk e bëri të lumtur, Imami i njohur i jep “zgjidhjen e bukur” babait të dëshpëruar!

Gëzimi, babai i katër fëmijeve, ndër të cilat dy vajza pa nënë, të cilat në pamundësi për tu kujdesur vetë, ishte detyruar ti dërgonte përkohësisht në shtëpinë e fëmijës. Arbana Osmani në emisionin e saj Dua të bëj të lumtur u mundua me çdo kusht ti mbushte mëndjen Gëzimit, se zgjidhja më e mirë për familjen e tij ishte që pastori ti birësonte vajzat e tij. U mundua fillimisht duke e bindur vetë, pastaj duke parë vendosshmërinë e tij, përdori presionin e përfaqësuesve të avokatit të popullit, u mundua duke e vënë në turp me reagimin e publikut, dhe në fund u mundua ta joshte me çekun e Gotech-ut, por babai dukej mëse i vendosur, edhe pse kundër të gjithëve se ajo nuk ishte zgjidhja më e lumtur për familjen e tij ashtu siç Arbana u mundua ta paraqiste. Siç u përfol edhe në rrjetet sociale, u duk sikur Arbana Osmani nuk kishte për qëllim të bënte të lumtur familjen e Gëzimit, por të bënte të lumtur Pastorin dhe misionin e tij.. Duke marrë shkas nga emisioni, imami i njohur i një prej Xhamive të Tiranës i del në krah Prindrit të dëshpëruar duke i ofruar ndihmën e tij që vajzat të jetojnë në një shtëpi me të.

Ditën e sotme ai është nisur drejt shtëpisë së Gëzimit duke i premtuar rregulimin e shtëpise dhe duke i siguruar atij një rrogë mujore që ti mundësojë atij bashkimin dhe kujdesin për vajzat e tij, ashtu siç deklaroi në një video në profilin e tij.